Connect with Us

Studimi i ri: Ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni, çrregullimi bipolar dhe sëmundjet e zemrës

Blog

Studimi i ri: Ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni, çrregullimi bipolar dhe sëmundjet e zemrës

Publikuar

-

Gjatë dekadës së kaluar, studiuesit kanë identifikuar dhjetëra gjene, që lidhen me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundje, si çrregullimi bipolar dhe depresioni. Gjithsesi, gjenetika mund të shpjegojë vetëm një pjesë të vogël të rrezikut që ka një person për të zhvilluar një sëmundje të tillë, çka i nxiti studiuesit të shqyrtonin faktorë të tjerë, që mund të kontribuojnë në to.

Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit mund të jetë një “kandidat” për këto sëmundje. Ai zbuloi se njerëzit që jetojnë në zona me cilësi të dobët të ajrit, janë shumë më të rrezikuar nga çrregullimet neuropsikiatrike, përfshirë çrregullimin bipolar dhe depresionin.

”Kjo ishte pjesë e një kërkimi për përcaktuesit e shkaqeve mjedisorë të sëmundjes”- thotë autori i studimit Andrej Rzhecki, profesor në departamentin e gjenetikës njerëzore në Universitetin e Çikagos në SHBA. Studimi i botuar në revistën “PLOS Biology”, shton një tjetër shkak në listën e simptomave që lidhen me ndotjen e ajrit, që përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, lindjet e parakohshme, infertilitetin dhe demencën.

Ekipi shqyrtoi dy lloje të dhënash, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfshiheshin 151 milionë njerëz, dhe nga Danimarka, me 1.4 milionë njerëz. Të dhënat kishin pika të forta dhe të dobëta të ndryshme:për shembull të dhënat e Shteteve të Bashkuara, janë shumë të mëdha, por përfshijnë vetëm cilësinë e përgjithshme të ajrit në nivel qarku.

Ndërkohë të dhënat e Danimarkës përfshijnë më pak njerëz, por kanë informacione më të detajuara mbi cilësinë e ajrit, me adresën specifike të secilit person në çdo ditë që nga lindja deri në moshën 10-vjeçare, çka i dha mundësinë studiuesve të llogarisnin efektet negative në raport me ndotjen e ajrit.

Këto të dhëna mjedisore, u krahasuan më pas me informacionin mbi sëmundjet e ndryshme, nga një bazë të dhënash nga kompanitë e sigurimit në SHBA, dhe Regjistri Qendror të Kërkimeve Psikiatrike në Danimarkë. “Çdo grupim të dhënash, është i papërsosur në mënyrën e vet. Ndaj ne përdorëm 2 analiza të ngjashme, por me grupime të ndryshme të dhënash dhe në vende të ndryshme, për të cilën menduam se do të ishin më bindëse sesa një analizë e vetme”- thotë Rzhecki.

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që jetojnë në zona ajër më të ndotur, kishin një rritje prej 27 përqind të shkallës së çrregullimit bipolar, dhe një rritje prej 6 përqind të normave të depresionit, krahasuar me ata që jetojnë në zona me cilësi më të mirë të ajrit. Në Danimarkë, njerëzit që kanë një ekspozim më të madh ndaj ndotjes së ajrit, kishin norma gati 150 përqind më të larta të skizofrenisë, sesa tek komunitetet që kishin një ekspozim më të vogël.

Ata kishin ndërkohë nivele më të larta të çrregullimit bipolar (me 29 përqind), çrregullim të personalitetit (162 përqind) dhe depresion të thellë (50 përqind). Dallimet midis dy vendeve, mund të vijnë për shkak të të dhënave më të mëdha në dispozicion në Danimarkë, thotë Rzhecki. Por kjo ndodh edhe për shkak të ndryshimeve gjenetike dhe kulturore, apo ndryshimeve në menaxhimin e mjedisit dhe kujdesit shëndetësor.

“Në një mënyrë a tjetrën, të gjithë janë të prekshëm”- thotë ai. “Këto gjetje, shtojnë provate tanishme nga studimet e mëparshme, të një lidhje të mundshme midis ndotjes së ajrit dhe çrregullimeve psikiatrike”- tha për “National Geographic”, Ioanis Bakolis, epidemiolog në Kolegjin Mbretëror të Londrës, që nuk ishte i përfshirë në studim.

Ndotësit e ajrit, si dioksidi i azotit dhe ozoni, mund të ndikojnë direkt në tru, duke depërtuar në mushkëri dhe në gjak. Ndërkohë në Shqipëri, sëmundjet e shëndetit mendor po njohin një përhapje gjithnjë e më të madhe vitet e fundit. Vendi ynë sipas shumë të dhënave dhe studimeve, renditet ndër të parët në Evropë për nivelin e ndotjes së ajrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: