Connect with Us

“Kam eksperimentuar me drogërat”/ Miley Cyrus flet për herë të parë pas ndarjes me aktorin

Kryesore Show Biz

“Kam eksperimentuar me drogërat”/ Miley Cyrus flet për herë të parë pas ndarjes me aktorin

Publikuar

-

Prej disa ditësh është përfolur shumë ndarja e këngëtares Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare, pothuajse një vit pas martesës. Nisur nga gjithë kjo, ajo reagoi për herë të parë për të sqaruar situatën.

“Mund të them se jeta që kam zgjedhur nënkupton që duhet të jem totalisht transparente me fansat dhe publikun, 100% gjithnjë. Çfarë nuk mund të pranoj është të thuhet se jam gënjeshtare,” shkruan fillimisht Miley.

“Nuk është sekret që kam qenë e dhënë pas festave në adoleshencë dhe rreth të 20-ave. Jo vetëm që kam pirë, por edhe kam advokuar për barin, kam eksperimentuar me drogërat.”

Këngëtarja thotë se ka tradhtuar, por bëhet fjalë për shumë kohë më parë.

“Kam shkatërruar dhe kam tradhtuar në marrëdhëniet që kisha kur isha e re. Humba një marrëveshje të madhe me Walmart në moshën 17-vjeçare sepse tymosa marijuanë. U largova nga ‘Hotel Transylvania’ [film] sepse i bleva Liam-it një tortë me penis dhe e lëpiva atë, këndova në një top shkatërrues e zhveshur, ka më shumë foto të miat lakuriq në internet ndoshta më shumë sesa çdo grua tjetër në histori.”

Në vijim, Miley thekson se pasi u pajtua me Liam-in, ishte gati për t’u angazhuar duke hedhur të tjera hapa në marrëdhënien e tyre.

“E vërteta është se kur unë dhe Liam u pajtuam, ishte e vërtetë dhe unë u angazhova. Nuk ka sekrete për t’u zbuluar. Kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetën time. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Jam rritur në sytë tuaj dhe ç’është më e rëndësishmja: jam RRITUR. Mund të pranoj shumë gjëra, por refuzoj të pranoj se martesa ime përfundoi për shkak të tradhtisë.”

Ndër të tjera, Cyrus shton se “i duhet të marrë vendime të shëndetshme për jetën e saj” dhe të hedhë pas krahëve të kaluarën.

“Liam dhe unë jemi bashkë që prej një dekade. E kam thënë më parë dhe vazhdon të mbetet e vërtetë, e dua Liam-in dhe do ta dua gjithmonë. POR në këtë pikë më duhet të marr vendime të shëndetshme për veten time dhe ta hedh pas krahëve të kaluarën. Jam më e shëndetshme dhe më e lumtur se kurrë. Them me krenari se jam thjesht në një situatë ndryshe nga ç’isha kur isha e re.”

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: