Connect with Us

OBSH/Kush janë 9 viruset më vdekjeprurëse, që rrezikojnë sot mbarë botën

Blog

OBSH/Kush janë 9 viruset më vdekjeprurëse, që rrezikojnë sot mbarë botën

Publikuar

-

Një panel shkencëtarësh dhe ekspertësh të shëndetit publik, të mbledhur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), u takuan kohët e fundit për të diskutuar mbi patogjenët kryesorë, që ka të ngjarë të shkaktojnë epidemi të rënda në të ardhmen e afërt. Ja cilat janë 9 viruset më të rrezikshme, për shumicën e të cilave nuk ka ende një vaksinë, çka i bën ato tejet vdekjeprurëse.

1.Ethet hemorragjike Kongo-Krimeane

E përhapur tek njerëzit nga rriqrat dhe bagëtitë, këto ethe u shfaqën fillimisht në Krime në vitin 1944. Në vitin 1969, u vërejtën edhe në shtetin e Kongos në Afrikës, prej nga ku mori edhe emrin e përzier. Vdekshmëria e kësaj sëmundje arrin në 40 përqind, dhe për të nuk ka ende një vaksinë. Simptomat shfaqen papritur dhe përfshijnë dhimbje koke, ethe të forta, të vjella dhe dhimbje në shpinë, kyçe dhe stomak. Ajo vërehet në shumë vende në Afrikë, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe Jugore, si dhe në Indi.

2.Virusi Ebola

Rastet e para u konstatuan në vitin 1976 në fshatrat e largëta të Afrikës Qendrore, pranë pyjeve tropikale të shiut. Ndërkohë shpërthimet e viteve më të fundit, kanë ndodhur edhe në zonat urbane. Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshët e egra. Shkalla mesatare e vdekshmërisë është 50 përqind, por në disa raste i ka kapërcyer edhe 90 përqind. Kjo sëmundje nuk ka vaksinë, ndërsa simptomat variojnë nga ethet, të vjellat, hemoragjia dhe dobësia fizike. 

3.Ethet hemorragjike Marburg

Virusi është emërtuar sipas Marburg, qytetit gjerman ku u zbulua për herë të parë në vitet 1960.  Ai transmetohet nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Simptomat përfshijnë ethet e forta, dhimbjet e tmerrshme të kokës, muskujve, dhe më vonë nga kriza në stomak, letargjia ekstreme dhe hemoragjia. Vdekshmëria arrin në 88 përqind të rasteve, ndërsa vdekja ndodh më pak se 10 ditë pas fillimit të simptomave. Nuk ka vaksinë, ndërsa vërehet ende në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë.

4.Ethet Lasa

Rreth 80 përqind e njerëzve që infektohen me këtë virus, nuk kanë në asnjë rast simptoma, dhe kjo e bën shumë të vështirë gjurmimin e tij. Virusi transmetohet tek njerëzit, nga kontakti me urinën apo feçen e minjve. Për ata që kanë simptoma, ato përfshijnë zakonisht ethe të moderuara, dhe një dobësi të përgjithshme trupore. Fatmirësisht, vdekshmëria e këtij virusi, është vetëm 1 përqind.

5.Sëmundjet virusale MERS dhe SARS

Sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS), dhe sindromi i frymëmarrjes së rënduar akute (SARS), janë pjesë e familjes koronavirus – viruset që prekin zakonisht organet e frymëmarrjes. Të dyja sëmundjet përhapen lehtësisht përmes teshtimave dhe kollës. SARS u raportua për herë të parë në Azi në vitin 2003, dhe për fat të mirë u zhduk 1 vit më pas. Ndërkohë MERS është raportuar për herë të parë në vitin 2012, dhe nga atëherë është përhapur në vendet e tjera. Rreth 36 përqind e pacientëve me MERS kanë vdekur. Kjo sëmundje, nuk ka ende asnjë vaksinë.

6.Ethet e Nipah dhe Luginës

Infeksioni me virusin Nipah, u identifikua fillimisht në vitin 1998, kur nga ai u prekën fermerët e rritjes së derrave në Malajzi. Në vitin 2018, virusi u rishfaq në Indi, dhe vrau të paktën 16 njerëz. Simptomat përfshijnë problemet me frymëmarrjen dhe konfuzion mendor. Ndërkohë Ethet e Luginës, u identifikuan për herë të parë në vitin 1931 tek fermerët që mbarështojnë dele në Kenia, dhe që atëherë janë vërejtur disa shpërthime epidemish kryesisht në Afrikë. 

7.Virusi Çikungunja

Ky virus përhapet tek njerëzit nga mushkonja tigër e Azisë. Ai shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, muskujve, dhimbje koke, të vjella etj. Shumica e pacientëve arrijnë të shërohen, por shpesh dhimbja e kyçeve mund të vazhdojë me muaj, dhe madje edhe për vite. Kjo sëmundje vërehet shpesh në Afrikë, Azi, Evropë dhe Oqeanin Indian dhe Paqësor. Por në fund të vitit 2013, u konstatua në SHBA dhe ishujt Karaibe. Për të, nuk ka ende një vaksinë specifike. 

8.Ethet e forta të sindromës Trombocitopeni

Është një sëmundje e shfaqur kryesisht në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut. Virusi duket se përhapet nga rriqrat. Simptomat kryesore janë ethet e forta, si dhe një rënie e trombociteve në gjak, gjë që shkakton gjakderdhje, fryrje dhe mpiksje të ngadaltë të gjakut. Sipas një studimi të fundit të OBSH, shkalla e vdekshmërisë së këtij virusi në Korenë e Jugut ishte 47.2 përqind. 

9.Virusi Zika

Ky virus dikur i rrallë, ka bërë shumë dëme vitet e fundit veçanërisht në dy Amerikat. OBSH-ja e shpalli Zikën një emergjencë globale të shëndetit publik, veçanërisht për shkak të lidhjeve të reja me defektet në lindje, dhe problemeve të tjera potencialisht të rënda shëndetësore. 

Zika transmetohet tek njerëzit nga mushkonja tigër. Edhe pse vetëm rreth 1 në 5 persona të infektuar me virusin Zika do të sëmuren, virusi lidhet me sindromën e mikroqefalisë, një defekt i lindur që karakterizohet nga një kokë më e vogël se e zakonshmja e një bebeje, dhe nga një zhvillim jo i plotë i trurit./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE
" "

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE
" "

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
" "

Blog

Studimi i ri: Dremitjet e shkurtra gjatë ditës, ju mbrojnë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri, ka zbuluar një lidhje të mundshme, midis të pasurit të një ose disa dremitjeve të vogla gjatë ditës ose javës, dhe një rreziku të zvogëluar të sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Por nëse e teproni me to, edhe përfitimet shëndetësore zhduken. Studiuesit vëzhguan 3.462 vullnetarë në Zvicër, për një […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: