Connect with Us

Vrasje të vogla/ Emre i nxjerr sekretet të gjithëve, ja ç’do ndodhë sot

Life Style

Vrasje të vogla/ Emre i nxjerr sekretet të gjithëve, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Arzu dhe Mehmet shkojnë për darkë në shtëpinë e Pelinit dhe Tajlanit. Ata habiten kur Burxhu dhe Emre shfaqen papritur në derë. Arzu mendon se Pelin e ka ftuar Burxhun me qëllim. Emre i shqetëson të gjithë në tavolinë duke thënë se di shumë për ta. Ai thotë se e di lidhjen e që ka pasur Burxhu me Mehmetin. Arzu dhe Mehmet vendosin të largohen nga darka. Emre hap çështjen e vrasjes së Edipit dhe helmimit të Elifit. Pelin e përzë Emren nga darka por ai nuk pranon. Nilaj kujton ngjarjen që ka ndodhur në shkollë.

Ajo me një shok të klasës kanë mbyllur një djalosh në një dhomë të shkollës pasi ai ngacmonte Nilajin. Djaloshi vuante me frymëmarrjen dhe është gjetur pa ndjenja. Kerim fton për darkë Ojan. Oja kërkon të dijë pse mes Kerimit dhe Serhanit ka armiqësi. Oja i tregon Kerimit për lidhjen e saj me Serhanin. Kerim kujton lidhjen e tij me Merven dhe faktin që ata e mbanin të fshehtë nga të tjerët. Burxhu akuzon Pelinin se i ka treguar Emres për lidhjen e saj me Mehmetin. Burxhu largohet nga darka duke i akuzuar të gjithë se i duan të keqen. Arzu ofendohet nga Pelini dhe largohet nga darka bashkë me Mehmetin. Emre kërcënon Pelinin se hakmarrja e tij sapo ka filluar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

Si të kuptoni cilën aromë parfumi duhet të zgjidhni? Zbuloni çfarë thotë shkenca për lëkurën tuaj

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi të fundit nga Lisa Hipgrave, nga The International Fragrance Association, thuhet se aroma jonë natyrale e trupit duhet të ndërveprojë me parfumin të cilin ju zgjidhni.

“Çdo njeri ka një aromë unike, që ne besojmë se lidhet me sistemin imunitar dhe ndikohet nga ku jetojmë dhe nga çfarë hamë. Kjo do të thotë se zgjedhja e një parfumi nuk varet vetëm nga notat e parfumit, por edhe nga mënyra si do të ndërveprojë me erën natyrale të trupit.”

Për lëkurat e yndyrshme rekomandohen parfume me nota delikate dhe frutore. Me kalimin e orëve, këto aroma intensifikohen dhe qëndrojnë më gjatë. Kërkoni për parfume me limon, dëllinjë, bergamot, vanilje, myshk dhe mente.

Për lëkurat e thata rekomandohen aroma të pasura, drunore dhe pikante pasi janë më jetëgjata se në lëkurat e yndyrshme. Kërkoni parfume me piper të kuq, kardamom dhe qimnon. Nëse anoni nga parfumet unikë, kërkoni për nota shafrani, karafili dhe nenexhiku.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Koka e një luani dhe bishti i një dragoi/ Shokohet 19 vjeçari, kap peshkun e pazakontë gjatë peshkimit

Publikuar

-

Nga

Sy gjigandë dhe një bisht tepër i madh për një peshk normal. 19-vjeçari Oscar Lundahl gjatë peshkimit është habitur kur ka parë që në grepin e tij ra një peshk tjetër aspak i zakontë.

Ndërkohë që priste, Oscar thotë se ndjeu diçka vërtet të madhe që po tërhiqte grepin dhe reagoi menjëherë.

Në një intervistë për mediat, Oscar shpjegoi:

Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Duket shumë i çuditshëm, pak si dinosaur. Unë nuk e dija se çfarë lloji peshku ishte, por kolegu im ishte më informuar.”

Sipas ekspertëve në Norvegji ku u kap edhe peshku, bëhet fjalë për ‘ratfish’ një i ‘afërm’ me peshkaqenin dhe është rreth 300 milion vjet e vjetër si specie.

Emri i tyre latin Chimaeras Monstrosa Linnaeus rrjedh nga një përbindësh mitik grek me kokën e një luani dhe bishti të një dragoi.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Mos e bëni këtë gabim”/ Ekspertët e kibernetikës tregojnë rrezikun e marrjes “borxh” të karikuesit

Publikuar

-

Nga

Keni marrë borxh një karikues të dikujt që nuk e njihni? Keni bërë një gabim shumë të madh. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike ky është një gabim i madh.

Eksperti Charles Henderson thotë se:

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh. Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh. Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja”, nënvizon ai.

Henderson udhëheq një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij i këshillon klientët që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

LEXO TE PLOTE