Connect with Us

Ja kush janë 10 shefat e kuzhinës më të pasur sot në botë

Blog

Ja kush janë 10 shefat e kuzhinës më të pasur sot në botë

Publikuar

-

Të jesh një kuzhinier i profilit të lartë, është ëndrra e shumë profesionistëve. Kjo do të thotë që emri juaj do të bëhet një markë më vete. Megjithatë, kuzhinierët me të ardhura më të larta sot në botë nuk janë ata që kanë domosdoshmërisht këtë status, por sipërmarrësit e suksesshëm.

Ata dinë ta bëjnë tërheqës imazhin e tyre për publikun. Pasuria e tyre nuk bazohet vetëm tek gatimet, por në licensimin e produkteve, botimin e librave, hapjen e një rrjeti restorantesh të suksesshëm apo drejtimin e shfaqjeve televizive në këtë fushë. Ja cilët janë 10 më të pasurit:

10.Ana Kinsoses – 8 milionë dollarë

 Ajo është një yll i televizionit, anëtare jurie dhe natyrisht edhe kuzhiniere. Kinsoses është nga Miami, por është e specializuar në kuzhinën Kubane, pasi prindërit e saj janë nga Kuba dhe emigruan prej andej vite më parë. Ajo ishte drejtuese e shfaqjes televizive “Real Housewives of Miami”, dhe modern emosione në “Food Network”. Ajo zotëron gjithashtu kompaninë “Skinny Latina”. 

9.Paula Din – 14 milionë dollarë

 Din është autore e disa librave të kuzhinëz dhe zotëton 2 restorante të njohur. Pasuria e saj mund të ishte shumë më e madhe, nëse nuk do të ishte përfshirë në skandale serioze. Në vitin 2013, Din u akuzua për racizëm. Për pasojë kompania kryesore partnere vendosi të ndërpresë bashkëpunimin. 

8.Nigela Louzon – 20 milionë dollarë 

U bë një kuzhiniere e famshme në vitin 1998, kur botoi ​​librin e saj të parë “Si të hamë”. Më herët, ajo ishte një gazetare e specializuar mbi menytë e restoranteve. Nga momenti që botoi librin ajo u shndërrua në një yll të televizivionit. Shkruante rregullisht për disa gazeta, dhe botoi disa libra të tjerë mbi kuzhinën. 

7.Mario Batali- 25 milionë dollarë

 Ai është një kuzhinier, autor i librave të gatimit, personalitet televiziv, dhe zotëron ndërkohë disa restorante.  Gjithsesi, ai mund ta humbasë një pjesë të pasurisë së tij, për shkak të skandaleve të fundit në të cilat është përfshirë. Në vitin 2018, 4 gra e akuzuan për ngacmime seksuale. Produktet e tij u hoqën nga raftet e shumë supermarketeve, dhe Batali njoftoi se do të dilte nga biznesi i tij.

6.Ina Garten – 50 milionë dollarë 

 Drejton prej gati 2 dekadash një emision të famshëm në rrjetin telefiziv amerikan “Food Netëork”. Fama e ka ndihmuar në promovimin e projekteve të tjera të saj, si librat e gatimit, 11 deri më tani. Gjithsesi, Garten thotë se nuk i pëlqen ta shohë veten në televizion, pasi është shumë kritike ndaj vetes. 

5.Emeril Lagase – 70 milionë dollarë 

 Një tjetër kuzhinier i famshëm i “Food Network”. Atij iu desh të punonte shumë, dhe jo të gjitha përpjekjet e tij ishin të suksesshme. “Unë isha një nga dhjetë kuzhinierët e parë të rrjetit. Fillimi nuk ishte shumë i mbarë, patëm disa dështime”- thotë ai. Ai zotëron gjithashtu disa restorante dhe “Emeril Empire”.

4.Rejçëll Rej – 80 milionë dollarë

 Ajo u rrit në kuzhinë. “Kujtimi im i parë është nëna ime që punonte në një kuzhinë restoranti. Ajo po përgatiste diçka. Unë u përpoqa ta imitoja, dhe përfundova duke pjekur gishtin tim të madh të dorës së djathtë! Isha 3 ose 4-vjeçe”- kujton ajo. Rej është sot një yll i suksesshëm televiziv, ka botuar disa libra dhe drejton një revistë mbi stilin e jetesës. 

3.Volffgang Puk- 90 milionë dollarë

 Kuzhinieri austriak, zotëron më shumë se 20 restorante në Evropë, Amerikë dhe Azi. Ai gjithashtu ka një linjë të suksesshme të produkteve të liçencuara me emrin e tij, dhe është autor i disa librave të gatimit. Pas dekadash në këtë biznes, ai është ende i hapur dhe i etur të mësojë gjëra të reja. “Jetëgjatësia do të thotë që ne duhet të evoluojmë, dhe të jemi në gjendje të ndryshojmë”- është shprehur ai për “Forbes Magazine”. 

2.Godon Ramsej – 220 milionë dollarë

 Kuzhinieri i famshëm britanik, arkëtoi 62 milionë dollarë fitime vetëm vitin e fundit. Ai ka 35 restorante në të gjithë botën, dhe është drejtues i emisioneve tejet të ndjekura si “Hell’s Kitchen”  dhe “MasterChef”. Këtë vit ai nënshkroi një marrëveshje me “Lion Capital”, për hapjen e 100 restoranteve të reja në SHBA gjatë 5 viteve të ardhshme.

1.Xhemi Oliver – 400 milionë dollarë

 Oliver u bë i famshëm në fundin e viteve 1990, kur shfaqi në televizion aftësitë e tij në gatim. Ishte vetëm 23 vjeç. Publiku e pëlqeu pamjen e tij rinore trendi, dhe atmosferën e re që solli në këtë fushë. Që atëherë, ai u bë një emër i familjes dhe krijoi perandorinë e tij. Xhemi Oliver shfaqet në shfaqjet televizive në të gjithë botën. Ai zotëron një zinxhir të suksesshëm restorantesh italiane, ka mijëra produkte të liçencuara në fushën e kuzhinëz, dhe ka botuar gati 30 libra gatimi./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: