Connect with Us

Horoskopi ditor 3 shtator 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Life Style

Horoskopi ditor 3 shtator 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Publikuar

-

Dashi

Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë, por në të njëjtën kohë po aq lehtë dekurajoheni. Mundohuni që të ecni përpara pa u penguar. Sa i takon ndjenjave, për shumë prej jush do të jenë në plan të dytë. Historitë që i kanë mbijetuar krizës gjatë muajit të fundit, do ia dalin më së miri.

Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të përfitoni nga mundësitë me të cilat do të përballeni gjatë kësaj periudhe, pasi do ju ndihmojnë shumë më sferën profesionale, personale dhe sentimentale. Edhe dashuria do të shënojë përmirësime, qoftë për ata që janë në një lidhje, edhe për ata që janë vetëm, pasi takimet e reja janë mjaft të favorshme.

Binjakët

Ka shumë tension në ajër dhe nëse kjo gjë do të reflektohet në jetën në çift, nuk do të ishte aspak pozitive. Mundohuni që të krijoni një ishull paqeje me njeriun e zemrës, nëse nuk doni që të shkatërroni raportin tuaj.

Gaforrja

Kjo e martë sjell rikuperim të ndjeshëm si në dashuri edhe në sferën profesionale. Sa i takon punës, do të përballeni me një situatë shumë intensive e cila nuk do ju kënaqë plotësisht, por do të gjeni edhe një rrugë të mesme për të sistemuar gjërat. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Luani

Duhet të përkushtoheni maksimalisht në punë, në mënyrë që të konsolidoni pozicionin tuaj profesional, duke rregulluar gjërat që janë ende pezull dhe duke sqaruar gjithë çfarë doni të arrini. Sa i takon dashurisë, do të jenë femrat ato që gjatë kësaj periudhe do iu kushtojnë vëmendjen maksimale.

Virgjëresha

Jeni mjaft të favorizuar nga ndikimi i yjeve dhe do keni mundësi që të çoni përpara gjithë projektet tuaja me besim të plotë. E vetmja gjë e cila mund t’iu bllokojë është një pasiguri e juaja. Lajme të mira priten, sa i takon dashurisë.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Mund të përballeni me probleme në familje, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të reja dhe as pasione të rrëmbyeshme.

Akrepi

Duket sikur gjatë këtyre ditëve ju jeni natyrë më intuitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. E nisni vjeshtën në mënyrë mjaft të favorshme dhe do të keni mundësi vërtetë pozitive për të ndryshuar jetën tuaj. Edhe sa i takon ndjenjave, gjërat do të shkojnë më mirë në raport me të kaluarën.

Shigjetari

Gjatë këtyre ditëve jeni përballur me situata stresuese sa i takon sferës profesionale. Në punë mund të përballeni me probleme ose debate me dikë. Me shumë mundësi do të ketë situata me të cilat nuk bini dakord, por që do të jeni të detyruar që ti pranoni.

Bricjapi

Më në fund yjet do të jenë në anën tuaj! Sa i takon dashurisë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, ku çiftet në krizë do të kenë mundësi për tu sqaruar, ndërsa kush është vetëm mund të ketë njohje të reja premtuese. Mjaft të favorshme janë edhe udhëtimet dhe spostimet.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe nëse doni do mund të gjeni një mundësi të re nga pikëpamja profesionale ose personale. Në këtë periudhë do të keni më shumë mundësi në raport me më parë, ashtu sikundër do të shënohen edhe përmirësime ekonomike, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave nuk do të ketë të reja të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni mundësi që të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta për shkak të disa personave që iu kanë sulmuar. Mos u dekurajoni, por mundohuni që të nxirrni në pah krenarinë dhe të veproni, duke treguar karakterin dhe vlerat tuaja. Brenda pak ditësh do të shënoni fitore dhe përmirësime të ndjeshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi ditor 21 shtator 2019/ Puna dhe dashuria, zbuloni surprizat e fillimit të fundjavës për ju

Publikuar

-

Nga

Dashi

Dashuria: Dita e nisur mund të jetë një pikë kthese për ju. Që në mëngjes mund të ketë risi të habitshme, tranziti i Venusit në një aspekt pozitiv mund t’ju japë një nxitje shtesë. Beqarët do kenë shumë karta për të luajtur.

Puna: Ata që kanë një biznes të pavarur sot mund të kenë mundësi të tjera të mira për të qenë më të suksesshëm.

Demi

Dashuria: Dyshime të forta mund të lindin në dashuri, mos harroni se gjërat do të jenë më mirë nëse ka më shumë disponibilitet nga ana e partnerit/es. Fillimi i ditës premton të jetë shumë interesant për beqarët, mundësi të reja për tu rikthyer në lojë.

Puna: Disa nga ju mund të punojnë për një kompani të re ose të fillojnë një biznes të ri. Gjërat do të fillojnë mirë.

Binjakët

Dashuria: Sot mund të mbështeteni në ndjeshmërinë dhe intuitën tuaj për të kuptuar më mirë qëndrimin e personit që keni pranë jush. Ka shumë beteja për të cilat po luftoni në këtë fazë. Beqarët do rrethohen nga njerëz që nuk janë të sinqertë.

Puna: Nëse keni vendosur të parashtroni një ide tuajin, do të duhet të përdorni të gjithë diplomacinë tuaj për ta realizuar atë.

Gaforrja

Dashuria: Yjet e kësaj dite do të jenë interesante për ndjenjat. Për ca kohë edhe çiftet më solide kanë pasur diskutime dhe janë larguar. Nëse jeni beqar dhe doni të filloni një histori do të favorizoheni.

Puna: Ju dëshironi të dilni në punë, e cila në javët e ardhshme do të kthehet të jetë protagonisti absolut i mendimeve tuaja.

Luani

Dashuria: Një ditë e rëndësishme hapet posaçërisht për ata që janë tashmë në çift, ndjenjat janë intensive dhe të ndërsjella. Në funksion të planeve për të ardhmen. Disa konfuzione mbretërojnë në mendjen e beqarëve, kështu që problemet shumohen.

Puna: Do të duhet të keni kujdes që të mos humbni kohë për përfitime të vogla. Dikush do të duhet të vendosë portofolin e tij.

Virgjëresha

Dashuria: Do të jetë një ditë plot pasiguri. Në dashuri duhet shumë tolerancë, ata që kanë një histori për një kohë të gjatë shpesh do të ndjehen të lënë jashtë. Nëse jeni beqarë, duhet të mbani mend se do të thirreni për të bërë zgjedhje të shkëlqyera edhe në fushën sentimentale dhe ky moment po afron.

Puna: Shumë prej jush tashmë po zbatojnë plane veprimi për projekte të reja që do të dalin në dritë.

Peshorja

Dashuria: Do të duhet të jeni të kujdesshëm sepse sot do të hasni diskutime të papritura dhe ngjarje të papritura. Mundësi të mëdha për ata që kanë patur një krizë në çift. Nëse jeni beqarë, yjet do të jenë në gjendje të gjurmojnë rrugën, por do të duhet të jeni ju ata që të shfrytëzoni mundësitë.

Puna: Nga sot, Mërkuri do të fillojë një tranzit mjaft interesant për ju. Ka të ngjarë që shumë prej jush të rikuperohen profesionalisht.

Akrepi

Dashuria: Sot ata do të jenë yje të rëndësishëm për ju në dashuri. Për ata që duan të jetojnë një histori të re, do të ketë mundësi që të ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e gjërave. Zemrat e vetmuara do të kenë kushte në favor të tyre për tërheqje.

Puna: Për ata që po planifikojnë të ardhmen e tyre mirë, do të vijnë suksese të mëdha.

Shigjetari

Dashuria: Disa mund të kenë dyshime në dashuri. Njerëzit që kanë pasur një shpërthim papritmas mund të pësojnë nostalgji ose zhgënjim. Beqarët do duan të vazhdojnë me një person intrigues.

Puna: Mundësi të mira për ata që kanë vendosur të ndryshojnë profesionin. Shumë prej jush do të jenë të zënë duke bërë gjëra të rëndësishme në lidhje me biznesin.

Bricjapi

Dashuria: Vala e forcës së madhe vazhdon të zhvillohet, veçanërisht në ditët në vijim. Venera do të kthehet në aspektin pozitiv dhe do të ketë momente të paharrueshme në dashuri. Beqarët do të duhet të presin pak më shumë për të gjetur shpirtin e tyre binjak.

Puna: Fillon një kohë më e qetë për punë, shfrytëzojeni lehtë dhe do të jeni shumë të kënaqur me rezultatet.

Ujori

Dashuria: Është një ditë sentimentale e rikuperimit dhe yjet kanë parashikuar për ju një rifillim më të mirë në dashuri. Ndjenjat shpejt mund të shpërblehen. Mundësi të reja për të takuar njerëz të rinj për beqarët, një mbrëmje e paharrueshme.

Puna: Projektet e vazhdueshme po përparojnë dhe pas pushimeve ju keni rifilluar shkëlqyeshëm. Perspektiva të shkëlqyera në horizont.

Peshqit

Dashuria: Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një gjallëri më të madhe dhe gjithashtu do të keni një parajsë pozitive për ndjenjat. Kushdo që ka filluar një lidhje të re gjatë verës, mund ta vazhdojë atë me të mirat e yjeve. Për beqarët gjatë rrugës, shumë surpriza të bukura.

Puna: Situata profesionale është shumë e lodhshme, shumë prej jush kanë filluar një rrugë të re dhe duhet të vazhdojnë.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Tahir mëson për torturat që Vedat i bënte Nefesit/ Ja çfarë do të ndodhë nesër ne serialin “Lot në Detin e Zi”

Publikuar

-

Nga

Vedat kërcënon miqtë e Tahirit për të mësuar vendndodhjen e tij. Tahir shkon në shtëpinë e Merxhanit për të kërkuar ndihmën e Nazarit. Merxhan mendonte se Tahir kishte ardhur për të dhe zhgënjehet. Mustafa kërkon të mësojë nga Asija vendndodhjen e Tahirit. Jit bën një vizatim ku tregon momentin në të cilin Tahir po i jepte frymë Nefesit.

Xhaxha Osmani e keqkupton vizatimin dhe Nefes i tregon çfarë ndodhi. Nazar është infermiere prandaj Tahir i kërkon të mjekojë gishtat e Nefesit. Vedat mban peng mikun eTahirit por ai nuk i tregon vendndodhjen.

Një nga njerëzit e Vedatit telefonon Ejshanin dhe i tregon që Vedat ka ndërmend të përlyejë duart me gjak. Ejshan vendos të shkojë në Syrmene. Nazar i thotë Nefesit se duhet të shkojë tek doktori për gishtat ndryshe do bëhet gangrenë.

Mustafa shkon në shtëpinë e xhaxha Osmanit por ai nuk e lejon të hyjë brenda dhe mbron Nefesin. Mustafa shkon i nxehur në shtëpi por Asije arrin ta qetësojë me nazet e saj. Vedati mëson se Nefes dhe Tahir ndodhen në shtëpinë e xhaxha Osmanit.

Ai shkon atje por nuk i gjen. Nefes dhe Tahir kanë shkuar në një shtëpi të vjetër. Vedati mban peng xhaxha Osmanin. Nefes i tregon Tahirit historinë e jetës së saj. Ajo i tregon se babai e shiti tek Vedati dhe ka duruar torturat e tij prej vitesh.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Zona më problematike e trupit/ Si mund të ulni kilogramët e shumtë rreth barkut

Publikuar

-

Nga

pale barku

Kilogramët e shumtë rreth barkut janë zona më e vështirë e trupit dhe duhet shumë kohë për t’i hequr. Sipas ekspertëve, ka pesë lloje të caktuara te obeziteti abdominal, ku secila prej tyre shkaktohet nga një arsye e veçantë dhe që sigurisht kërkon dietë dhe ushtrime specifike. Ndaj identifiko llojin e barkut të krijuar dhe më pas përshtat një strategji të saktë për rënien në peshë.

Peshohu vetëm një herë në jave dhe mos e humb besimin në vete. Trupi njerëzor ka nevojë për shumë elemente, vitamina, karbohidrate dhe yndyrna. Nëse përjashton ndonjërën prej tyre, dije se dieta do të të sjellë më shumë probleme sesa përfitime.

Stresi është armiku numër një i një trupi të tonifikuar. Kjo për vetë faktin se niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizoli promovon krijimin e dhjamit. Përpiqu të jesh e qetë dhe të vendosësh ekulibrat në jetë.

Arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është Polycystic ovary syndrome (PCOS), e cila konsiston në prezencën me shumicë të hormoneve mashkullore në trupin e një gruaje. Një gjendje e tillë shkakaton probleme me menstruacionet, me të mbeturit shtatzënë, rrezik për diabet dhe mbipeshë. Edhe nëse ia del të humbasësh kilogramë, me PCOS- në rrezikon t’i shtosh sërish, ndaj bën mirë të konsultohesh me një mjek.

LEXO TE PLOTE