Kuriozitete
“Makina më e shpejtë në planet”/ Thyen rekordin botëror, Buggati Chiron një “çmenduri” në rrugë

Testimi i kryer nga “Top Gear” në Ehra-Lessien të Gjermanisë, ka dalë në përfundimin se makina Bugatti Chiron është zyrtarisht makina më e shpejtë në botë. Bugatti Chiron ka një motor 8.0 litërsh me katër turbo të tipit W16, me 1103 kuaj-fuqi.
Gomat e kësaj makine janë në gjendje të kryejnë 4100 rrotullime në minutë, gjë e cila i kthen në “përbindësh” të vërtetë shpejtësie.
Makina superluksoze sportive vendosi një rekord të çmendur shpejtësie dhe arriti të kapë shpejtësinë prej 490 km/orë.
Ky rekord e bën Bugatti Chiron makinën e parë në botë që kalon 300 milje/orë (482 km/orë).
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania