Connect with Us

Horoskopi ditor 4 shtator 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Life Style

Horoskopi ditor 4 shtator 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Publikuar

-

Dashi

Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa darka do të sjellë momente të këndshme.

Demi

Duhet të nisni të vini në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Yjet favorizojnë ndryshimet. Në sferën personale do të ketë zhvillime të bukura. Mundohuni vetëm që të reduktoni lodhjen dhe stresin.

Binjakët

Ju pret një ditë e lodhshme dhe e ngarkuar me stres. Ndoshta do të gjendeni përballë zgjedhjeve disi të vështira, si për sa i takon punës, edhe për jetën personale. Nëse në dashuri do të ketë probleme, mundohuni që ti shtyni diskutimet për në fundjavë, në mënyrë që ti zgjidhni sa më qetësisht.

Gaforrja

Do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria, një person që ju do dhe që ju bën të ndiheni rehat.

Luani

Mund të ndiheni disi të mbingarkuar, për shkak të ambientit që ju rrethon. Do të keni shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, ndërsa sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.

Virgjëresha

Yjet janë në anën tuaj dhe do të favorizojnë zhvendosjet dhe kontaktet. Përfitoni për të çuar përpara lidhje të dobishme edhe për profesionin tuaj. Në punë parashikohen të reja premtuese. Sa i takon dashurisë, zhvillimet do të jenë pozitive.

Peshorja

Gjatë këtyre ditëve, dashuria nuk është në kulmin e saj. Sigurisht nëse jeni të përfshirë në një raport historik, me njeriun e duhur, duhet të mundoheni që të rindizni pasionin, duke iu përkushtuar m shumë dashurisë. Në punë mund të keni sërish probleme dhe situata stresuese, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të kënaqur siç doni.

Akrepi

Kjo e mërkurë premton rikuperim të ndjeshëm, sidomos sa i takon ndjenjave, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos jeni pesimist dhe të mos dorëzoheni, sa i takon situatës profesionale.

Shigjetari

Mund të keni disa pasiguri në dashuri, por bëni kujdes që të mos gaboni, pasi mund ta paguani rëndë. Do të ndiheni disi nervoz, ndoshta për shkak të punës, e cila momentalisht nuk iu ofron shumë siguri ekonomike. Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për tu relaksuar dhe për të mbajtur larg problemet që nuk premtojnë zgjidhje.

Bricjapi

Duke filluar nga kjo e mërkurë nis për iu një periudhë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rikuperoni një histori dashurie, ose të rigjeni pasionin me njeriun e zemrës. Gjithë ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për takime, veç nuk duhet të izolohen.

Ujori

Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni, pasi jo gjithmonë do të jeni të admiruar dhe mund të përballeni me probleme. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me trupin tuaj, pasi mund të keni probleme shëndetësore.

Peshqit

Gjatë këtyre ditëve do të jeni të pakënaqur dhe kjo gjë do të shkaktojë diskutime të shumta. Me gjasë do të përballeni me probleme në punë dhe kjo gjë do ju nervozojë së tepërmi, veç bëni kujdes që të mos shfryheni kudo. Mundohuni që të përmbaheni, pasi renda pak ditësh situata do të nisë të përmirësohet

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Lëkura juaj është e irrituar?/ Zbuloni disa mënyra për ta trajtuar atë

Publikuar

-

Nga

Ju mund të shpenzoni shuma të mëdha parash për maska fytyre apo në masazhe, por ka një tjetër anë të cilës ju mund të mos i kushtoni rëndësi, mirëqenia emocionale. Stresi emocional mund të shkaktojë shumë probleme në lëkurë si akne, psoriasis, apo ekzemë, thonë psikodermatologët.

Stresi i lëkurës mund të kthehet në një rreth vicioz dhe kështu problemet tuaja mund të vazhdojnë për shumë vite me radhë.

Megjithatë ka disa mënyra që do ju ndihmojnë të shëroni lëkurën e stresuar si brenda dhe jashtë. Si fillim duhet të merrni pak kohë për t’u relaksuar. Mjafton të kaloni disa çaste me veten apo miqtë duke bërë diçka që doni dhe do të ndjeheni shumë më mirë, gjithashtu edhe lëkura juaj. Një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni gjumit tuaj, shkruan Revista Who.

Nëse ju flini dhe zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë nuk do të keni më të njëjtat probleme me lëkurën. Duhet patjetër të shkoni dhe të bëni vizita tek dermatologu, sepse vetëm ai mund të caktojë çfarë problemi keni dhe çfarë ju duhet për ta trajtuar.

Një jetesë e shëndetshme në përgjithësi do t’ju ndihmojë shumë për të pasur sa më pak stres dhe lëkurë të pastër. Duhet të shmangni kafeinën, alkoolin dhe pirjen e duhanit. I vendosni qëllim vetes që ta hani në mënyrë të balancuar dhe të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vrasje të vogla/ Oja dëshmon kundër Merves, ja ç’do ndodhë nesër

Publikuar

-

Nga

Mehmet vendos të dëshmojë në favor të Serhanit. Oja nuk pranon të dëshmojë për asnjërin. Serhan i tregon Shebnemit se Oja nuk pranon të dëshmojë. Shebnem i premton se do përpiqet ta bindë Ojan. Shebnem i thotë Ojas se Merve ka përhapur thashetheme të rreme për të në lagjje prandaj askush nuk i erdhi në festë. Oja nga inati vendos të dëshmojë kundër Merves.

Oja tregon që Merve tentoi ta vriste dhe i dha ilaçe Serhanit. Merve i humb shanset për të fituar kujdestarinë e Milës. Tajlan mëson se Pelin po i fsheh diçka. Kerim i çon Merves një ëmbëlsirë që i kujton të shkuarën.

Merve qan dhe i tregon Kerimit se po e humbet Milën. Kerim takohet me Serhanin dhe me qëllim ofendon Ojan. Serhan rreh Kerimin ndërsa dikush i filmon. Merve i përdor pamjet për të fituar kujdestarinë e Milës. Kerim dhe Shebnem njihen me njëri-tjetrin. Pelin mëson se Kerim ka ardhur në Sarmashëk për Merven.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vedat bastis shtëpinë e Tahir/ Ja çfarë do të ndodhë nesër në serialin “Lot në Detin e Zi”

Publikuar

-

Nga

Tahir e çon Nefesin në shtëpinë e tij dhe bën sherr me të vëllain. Mustafa i kërkon Tahirit ta largojë Nefesin. Nefes nuk mund ta durojë sherrin mes vëllezërve dhe thotë se do largohet. Tahir e ndalon dhe thotë se nuk do e lejojë Vedatin ta lëndojë Nefesin.

Asije arrin ta pushojë sherrin mes vëllezërve dhe e merr Mustafain në dhomë. Familja Kaleli dalin për pazar në qendër. Aty gratë nisin të flasin për Nefesin. Merxhan bëhet xheloze kur sheh familjen Kaleli me Nefesin. Tahir e merr Nefesin nga pazari dhe i kërkon llogari. Nefes i tregon Tahirit se prej 8 vitesh nuk ka dalë nga shtëpia.

Tahir mbushet me urrejtje për Vedatin dhe i dhimbset Nefesi. Vedati udhëton natën për në Syrmene dhe me vete ka armë. Prania e Nefesit nis sherrin në familje. Nefes vendos të largohet pasi ofendohet nga e ëma e Tahirit.

Tahir i thotë Nefesit të flejë edhe një natë në shtëpinë e tij dhe të nesërmen do e nisë për udhëtim. Nefes dhe Tahir nuk i zë gjumi nga mendimet. Vedat arrin në shtëpinë e Tahirit natën vonë. Ai dhe njerëzit e tij bastisin shtëpinë Kaleli por nuk e gjejnë Nefesin. Ajo ia ka mbathur me djalin.

LEXO TE PLOTE