Connect with Us

Ishemi në tru dhe sëmundje të tjera/ Studimi ngre alarmin, ndaloni konsumimin e pijeve me gaz

Life Style

Ishemi në tru dhe sëmundje të tjera/ Studimi ngre alarmin, ndaloni konsumimin e pijeve me gaz

Publikuar

-

Shumë herë është paralajmëruar që pijet me gaz janë tepër të dëmshme për organizmin e njeriut. Por këtë herë një studim i fundit i ka frikësuar të gjithe ku ka treguar se vetëm dy gota të tilla në ditë, e shtojnë ndjeshëm rrezikun për ishemi në tru dhe sëmundje të aparatit tretës.

Studimi është kryer me më shumë se 450.000 njerëz, nga 10 vende të ndryshme të Europës, për 19 vite rresht. Njerëzit e përfshirë në studim nuk kanë pasur asnjë lloj sëmundjeje para se të merreshin për t’u testuar.

Ata që pinin një ose dy gota pije me gaz, pavarësisht llojit, kanë më shumë gjasa që të vdesin nga sëmundjet se ata që pinë më pak se një gotë në muaj.

Studimi është botuar në gazetën JAMA Internal Medicine, dhe sipas rezultateve, personat që pinin dy ose më shumë gota në ditë, kishin më shumë gjasa që të vuanin nga sëmundje të çrregullimit të aparatit tretës dhe nga ishemitë në tru.

Provat nga eksperimentet kanë treguar se niveli i lartë i sheqerit që vjen nga këto pije, kur shtohet në gjak, mund të pengojë muskujt e zorrëve për të vepruar, duke dëmtuar sistemin imunitar të aparatit tretës e duke rritur kështu mundësinë për t’u prekur nga infeksione të rrezikshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Facebook merr vendimin e papritur/ Pezullon mijëra aplikacione

Publikuar

-

Nga

Facebook ka pezulluar dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e një investigimi pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica.

Aplikacionet ishin të lidhura me 400 zhvillues tha ai. Facebook deklaroi se jot ë gjitha aplikacionet kishin lidhje me përdoruesit. Kompania ra nën presion të madh në 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica kishte hyrë në të dhënat e shumë përdoruesve pa leje.

Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë në korrik nga Komisioni Federal i Tregtisë i SH.B.A.-së, në ato që besohej të ishin gjobat më të mëdha të vendosura ndonjëherë për çdo kompani për shkeljen e intimitetit të konsumatorëve.

Pse po pezullon Facebook aplikacionet?

Skandali i Cambridge Analytica, i cili përfshinte të dhënat e dhjetëra miliona njerëzve, ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për Facebook dhe kompania që nga ajo kohë është përballur me padi dhe kritika ndërkombëtare.

Tani po kërkon të përmirësojë masat mbrojtëse të intimitetit dhe imazhin e saj. Facebook shtrëngon rregullat mes frikës së zgjedhjeve për vitin 2020. Facebook gjobiti 500,000 për skandalin e të dhënave.

Si pjesë e kësaj, në mars të vitit të kaluar Facebook filloi një hetim për aplikacionet në platformën e tij, duke përfshirë qindra avokatë, shkencëtarë të të dhënave dhe inxhinierë.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nga Florida në Tajlandë/ Zbuloni 7 vijat bregdetare më të bukura në botë

Publikuar

-

Nga

Brigje, plazhe, ishuj, oqeane, male, shkëmbinj dhe gadishuj. Nëse doni t’i shihni të gjitha këto, atëherë “MailOnline Travel” ka menduar për ju dhe ka publikuar disa prej fotove më spektakolare të vijave bregdetare në botë.

Më sipër do të shikoni një fotogaleri me vijat bregdetare që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme.

Tajlandë

Ishujt Faroe

Florida

Marok

Irlande

Indonezi

Marseje

LEXO TE PLOTE

Life Style

Rrezik helmimi dhe probleme shëndetësore/ Zbuloni 11 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë

Publikuar

-

Nga

A e dinit që jo cdo ushqim duhet të ngrohet në mikrovalë? Sipas ekspertëve ato mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore, në rast se ngrohen nëpërmjet valëve.

Më poshtë do të njiheni me disa nga ushqimet që mund t’ju rrezikojnë shëndetin nëse i ngrohni në mikrovalë.

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Vezët

Nëse rinxehni vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Kërpudhat

Ngrohini në tigan: mikrovala mund t’i shkatërrojë dhe t’ju provokojë dhimbje stomaku.

Patatet

Ngrohja në mikrovalë ndryshon shijen dhe konsistencën e patateve, por jo vetëm: në patatet e gatuara dhe më pas të lëna në temperaturën e ambientit, tenton të zhvillohet ‘clostridium botulinum’. Mikrovala nuk është në gjendje ta shkatërrojë këtë bakter. Më mirë ngrohini në furrë ose tigan.

Pula

Kurrë në mikrovalë. Më mirë ngroheni në furrën tradicionale. Mishi i pulës kontaminohet lehtë nga bakteret dhe për të eliminuar këto mikroorganizma, duhet një nxehtësi e fortë e përhapur në mënyrë uniforme, gjë që nuk e siguron dot mikrovala.

Piza

Pica është një ushqim që mund të konsumohet edhe në temperaturën e ambientit. Nëse preferoni ta ringrohni, evitoni mikrovalën sepse e zbut shumë. Ngroheni në furrën tradicionale pasi ajo e lë krokante.

Orizi

Lënia e orizit në temperaturën e ambientit lejon shumimin e baktereve të cilat mund të shkaktojnë probleme të zorrëve: ngrohja në mikrovalë nuk i eliminon këto baktere.

Spinaqi

Spinaqi, ashtu si perimet e tjera me gjethe jeshile, mund të përmbajë sasi të rëndësishme nitratesh. Ngrohja në mikrovalë mund t’i transformojë ato në nitrite dhe më pas në nitrosamine, përbërje organike të klasifikuara si kancerogjene: mund të ndikojnë në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjen.

Mishin e përpunuar

Mos ngrohni ëurstel në mikrovalë: gatimi në mikrovalë gjeneron produkte të oksidimit të kolesterolit të cilat lidhen me sëmundje kardiake.

Specat djegës

Valët e mikrovalës gjenerojnë një reaksion kimik me kapsacinën dhe kjo jo vetëm thekson shijen djegëse të specave, por mund t’i bëjë edhe helmuese.

Bukët dhe fokaçet

Brumi i bukëve dhe fokaçeve ndryshon konsistencën dhe humbet shijen kur futet në mikrovalë.

LEXO TE PLOTE