Connect with Us

“Mos dil në publik me të dashurën ose…”/ Aktorja e njohur tregon vështirësitë e famës në kinematografi

Kryesore Show Biz

“Mos dil në publik me të dashurën ose…”/ Aktorja e njohur tregon vështirësitë e famës në kinematografi

Publikuar

-

Prej disa kohësh, aktorja e njohur ndërkombëtare Kristen Stewart e ka pranuar hapur seksualitetin e saj në lidhje me femrat. Por 29 vjeçarja ka rrëfyer se i është thënë të mos e shfaqi në publik, nëse do të ketë role të mëdha në industrinë e kinematografisë. Ajo ndër vite ka qenë shumë e hapur për seksualitetin e saj fluid, dhe për ndikimin e tij në karrierë ajo ka folur për Harper’s Bazaar UK:

“Më është thënë: “Bëji vetes një nder dhe mos dil në publik me të dashurën për dore, mund të marrësh rol në një film Marvel.” Unë nuk dua të punoj me njerëz të tillë.”

Ndër vite ajo njihet për romancat e saj me Robert Pattinson, modelen Stela Maxwell dhe së fundmi me Dylan Meyer. Por pse vendosi ta bëjë publike jetën e saj private?

“Mendoj se thjesht doja ta shijoja jetën. Dhe kjo kishte përparësi ndaj mbrojtjes së jetës sime, pasi duke e mbrojtur, po e shkatërroja. Nuk mund të dalësh me personin me të cilin je lidhur? Nuk mund të flasësh për të në intervista? Ka njerëz në botë që nuk të pëlqejnë, dhe nuk e pëlqejnë faktin që ti del me vajza, dhe nuk e pëlqejnë që ti nuk identifikohesh as si “lezbike” as si “heteroseksuale”. Dhe njerëzit duan të dinë gjëra. “Pra çfarë dreqin i bie të jesh?” Unë mendoj se po shkojmë paksa në një fazë – s’e di, evolucioni është një gjë e çuditshme- po bëhemi të gjithë tmerrësisht të paqartë.”- ka përfunduar Kristen.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Momente emocionuese/ Dalin pamjet nga dasma luksoze e Bleros dhe Afronës

Publikuar

-

Nga

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme.

Ata kanë zgjedhur bregdetin dhe perëndimin e diellit për tu betuar për dashuri të përjetshme.

Ndësra në sy bie ambienti i dekoruar me lule të bardha në hapësirë. Nusja shkoi drejt altarit e shoqëruar nga i ati, një moment ky tepër emocionues.

Blero u shoqërua nga princesha e tij Tara, vajza nga martesa e parë me Teutën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Showbizi Online (@showbizi_online) on

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“A është ditëlindja ime?”/ Shihni si e presin Taynën në New York

Publikuar

-

Nga

Tayna është një nga reperet shqiptare më të famshme dhe më të komentuara në mediat rozë. Këngët e saj janë më të dëgjuarat në kanalin muzikor Youtube dhe numëron rreth 1 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Duket se reperja nuk pëlqehet vetëm nga shqiptarët por edhe jashtë kufijve. Ditën e sotme reperja ka ndarë në instastory dhuratat e shumta që ka marrë nga fansat në Neë York.

“A është ditëlindja ime”, shkruan ajo në foton ku shihen dhurata të ndryshme.


LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

I thanë “po” njëri-tjetrit/ Blero dhe Afrona kurorëzohen në martesë

Publikuar

-

Nga

Për javë me radhë është folur për dasmën madhështore të këngëtarit Blero Muharremi dhe bashkëshortes së tij, Afrona Dika.

Në një perëndim shumë romantik të diellit Afrona dhe Blero kurorëzuan dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.

Pranë detit dhe në ambientin e dekoruar me lule të bardha gjithçka duket si në përrallë.

Afrona kishte veshur një fustan të bardhë në stil princeshe, shoqëruar me një vello të gjatë. Ndërsa Blero kishte zgjedhur një kombinim bardhë e zi, duke hequr dorë nga kostumet klasike një ngjyrëshe.

LEXO TE PLOTE