Connect with Us

Imazhet më virale në botë/ Zbuloni “meme-n” tuaj sipas shenjës së horoskopit

Kuriozitete

Imazhet më virale në botë/ Zbuloni “meme-n” tuaj sipas shenjës së horoskopit

Publikuar

-

Të gjithë kanë një meme të preferuar, por a e dini cila është ajo që ju përfaqëson më së miri?

Zbuloni më poshtë memen tuaj, sipas shenjës së horoskopit:

Dashi

Kjo shenjë njihet për natyrën konkurruese që nuk pranojnë kurrë: e rëndësishme është pjesëmarrja, por duan gjithnjë vendin e parë ! Meme-ja e fëmijës së suksesshëm është ajo që i përfaqëson mësë miri.

Demi shijon jetën e luksit dhe nuk bëjnë lehtë kompromise. Nuk vendosin nevojat e të tjerëve para të tyreve ! Ky është qëndrimi i demave thuajse 24/24

Binjakët

Ata që ndërrojnë mendjen si Haxhi Pishmani, ata që nuk pushojnë së foluri ! Po flasim për Binjakët ! Kanë një mendim për çdo gjë dhe do e japin atë me çdo kusht.

Gaforrja- Meme-ja e Michael Jordan duke qarë

Shenja më emocionale dhe e lëkundur e zodiakut. A nuk ndjeni se kjo meme u shkon përshtat të gjithave gaforreve që ju njihni.

Luani, shenja që do gjithë vëmendjen tuaj ! Duan t’u thuash çdo moment të ditës, se sa të bukur janë, sa të mirë, dhe sa e mjerueshme do ishte jeta juaj pa ata.

Virgjëresha, fokusohet tek përfundimi i një detyre, sa mohon çdo nevojë tjetër (qoftë edhe fiziologjike) ! Është shenjë e vendosur, që arrin gjithçka që do.

Peshorja, të paqtët e horoskopit ! Shenja që e bën mik për kokë për 30 sekonda. Peshorja nuk duron dot të ketë armiq, ndaj zgjidhja më e mirë për të, t’i ketë të gjithë aleatë.

MOMO, është meme-ja më e errët e internetit, ashtu siç edhe akrepët janë shenja më e errët e zodiakut.

Bricjapi dhe lista e tij e detyrave. Të organizuar, gjithnjë me laps e letër në dorë, kjo meme duket se është krijuar nga një Bricjap.

Ujori :Shenja që vendos në pikëpyetje çdo gjë në jetën e tij! Pse kjo flutur nuk është një pëllumb! Cili është qëllimi i kësaj fluture… Po unë pse ekzistoj.. Këto e pyetje të tjera, që vetëm ujorëve u vijnë ndër mend.

Për Peshqit kemi një meme të ngjashme, por që është paksa më klasike ! PSE… Peshqit gjithashtu duket se kanë një qëllim në jetë. T’u përgjigjen të gjitha pyetjeve që u lindin atyre e jo vetëm….

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

“Më heqin stresin”/ Njihuni me vajzën që tronditi njerëzit me hobin e saj të frikshëm

Publikuar

-

Nga

Një 27-vjeçare në Australi, i ka shokuar të gjithë me “fiksimin” e saj për merimangat e mëdha në fytyrë.

Tarni Roebuck nga Queensland, i pëlqen shumë krijesat me 8 këmbë, t’i mbajë në fytyrë dhe t’i filmojë dhe më pas ajo i ndan videot me ndjekësit e saj në Instagram.

Tarni filloi të merreshe me merimanga përpara 4 vitesh dhe thotë se ato janë një formë terapie për fytyrën pasi janë shumë te lehta dhe kur ecin duket sikur e masazhojnë.27-vjeçarja thotë gjithashtu se gjatë këtyre viteve nuk është pickuar asnjë herë të vetme nga to dhe se do që t’u tregojë njerëzve që merimangat nuk kanë pse të jenë krijesa të frikshme.

Ajo thotë se:

“Ndihem shumë e relaksuar dhe shpesh edhe emocionuar sidomos nëse jam duke mbajtur ndonjë nga speciet e mia të preferuara. Më pëlqejnë më shumë merimangat me mëdha. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me merimangat të cilat më shërbejnë si antistres dhe më ndihmojnë që të kujtohem të shijoj gjërat që më rrethojnë.”

 

 

***

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Janë totalisht jobesnikë/ Cila shenjë e horoskopit tradhëton më shumë?

Publikuar

-

Nga

Cift-shok me ishin

Edhe pse shumë herë është thënë se shenja e binjakëve për shkak të “dy fytyrave” të saj është më e prirur të tradhëtojë, astrologët kanë thënë së fundmi se shenja më jobesnike e horoskopit është peshku. Ato ndjekin impulset dhe duan të qëndrojnë me njerëz që kanë të njëjtin këndvështrim për gjërat.

Personat e lindur nën këtë shenjë, janë nën ndikimin e shtysave emocionale shumë të thella. Janë romantikë dhe ëndërrues. Nëse janë vërtet të dashuruar me partnerin që kanë në krah, nuk tradhtojnë.

Nëse nuk janë shumë të lidhur me personin me të cilin shoqërohen, mund të kenë më shumë se një marrëdhënie njëkohësisht, pa u zbuluar, pasi janë pak gënjeshtarë nga natyra.Pra këta njerëz janë jobesnikë, por vetëm nëse nuk janë totalisht të dashuruar me partnerin.

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Përfiton shifra marramendëse vetëm për të fjetur në hotel/ Njihuni me 25 vjeçarin milioner

Publikuar

-

Nga

Britaniku i cili është bërë i njohur tashmë për udhëtimet e tij luksoze, Aleks Shanon,  duket se ka një nga punët më të bukura, atë të udhëtimeve dhe fjetjes në hotelet më luksoze të botës.

Edhe pse nuk është milioner, ai jeton si i tillë dhe madje paguhet. Ai shkon të flejë nëpër hotele luksoze, që të bëjë një vlerësim të shërbimit të produkteve të tyre më cilësore.

Ai thotë se vetëm nga kjo punë ka fituar rreth 55 mijë dollarë për një vit e gjysmë, dhe hotelet i kanë ofruar shërbimin maksimal.

LEXO TE PLOTE