Connect with Us

Janë të aftë në sporte por preken shpejt nga sëmundjet, çfarë nuk dini mbi mëngjerashët

Blog

Janë të aftë në sporte por preken shpejt nga sëmundjet, çfarë nuk dini mbi mëngjerashët

Publikuar

-

Mëngjerashët ose njerëzit që përdorin më shumë dorën e majtë, përbëjnë gati 10 për qind të popullsisë së botës. Se përse disa njerëz, përdorin shumë më shpesh dorën e majtë dhe jo të djathtën, kjo ka qenë gjithmonë paksa enigmatike. Por studiuesit kanë zbuluar disa tipare interesante të mëngjerashëve. Ja cilat janë disa prej tyre:

Janë të suksesshëm në sporte të ndryshme

Studiuesit kanë zbuluar se mëngjerashët, janë rezultat i ekuilibrit midis bashkëpunimit dhe konkurrencës gjatë evolucionit të njeriut. Bashkëpunimi favorizon përdorimin e të njëjtës dorë, si në rastin e shkëmbimit të mjeteve, ndërsa konkurrenca favorizon befasinë. Dhe një person mëngjerash ka më shumë shanse të fitojë një ndeshje sportive. Kjo është vërtetuar në basketboll, gold, tenis, boks, hokej, skermë dhe pingpong.

Ka më shumë gjasa të kenë një fytyrë të dobët

Sipas një studimi (disi të çuditshëm), njerëzit me fytyrë të hollë, kanë 25 për qind më shumë gjasa të jenë mëngjerashë. Ndërkohë ata janë më të prekshëm ndaj sëmundjes së tuberkulozit.

Janë shumë të aftë në matematikë

Në një studim të kryer në Itali me 2.300 nxënës midis 6-17 vjeç, u zbulua se mëngjerashët kishin 5-10 për qind rezultate më të larta në kryerjen e detyrave matematikore. Një tjetër studim zbuloi, se ata kanë shumë të ngjarë të kenë lidhje më të shpejta midis hemisferave të djathta dhe të majta të trurit, pra ta përpunojnë informacionin më shpejt. 

Struktura e trurit të tyre është e ndryshme

Në një studim të këtij viti të botuar në revistën “Brain”, shkencëtarët identifikuan gjenet e lidhura me mëngjerashët. Dhe zbuluan se gjenetika që lidhej me përdorimin e dorës së majtë, sjell ndryshime në strukturën e trurit. Studiuesit thonë që këto dallime mund të nënkuptojnë se njerëzit mëngjerashë, mund të kenë për pasojë aftësi më të mira në të folur.

Janë më të prekshëm ndaj alergjive, migrenës dhe disa sëmundjeve të tjera 

Sipas nje serie studimesh të publikuara në “The New York Times”, mëngjerashët kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga aftësia e kufizuar në të mësuar, nga belbëzimi, dhimbja e kokës dhe sipas gjetjeve të fundit edhe nga sëmundjet autoimune, si koliti ulçerativ etj, ku trupi sulmon indet e veta.

Ata kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime me gjumin

Në një tjetër studim, 100 njerëz me sëmundje periodike të lëvizjes së gjymtyrëve (PLMD) u ndanë në grupe djathtashësh dhe mëngjerashësh. Studiuesit zbuluan se vetëm 69 për qind e pacientëve djathtashë kishin lëvizje të gjymtyrëve gjatë gjumit, krahasuar me 94 për qind të mëngjerashëve, pavarësisht nga mosha, seksi dhe raca.

Ata i ndjejnë dhe i shprehin emocionet në mënyra të ndryshme

Një studim i botuar në revistën ”PLoS ONE”, zbuloi se mëngjerashët e përpunonin motivimin në anën e djathtë të trurit, ndërsa djathtashët e kishin në anën e majtë. Ky konstatim, mund të ndikojë në mënyrën e trajtimit të çrregullimeve të humorit, ku dhe stimulohet ana e majtë e trurit.

Kanë prirjen të pinë më shpesh

Një studim i botuar në Gazetën Britanike të Psikologjisë Shëndetësore, zbuloi se mëngjerashët kanë tendencën të pinë më shpesh alkool. Por nuk janë më të prirur të pinë në një mënyrë që rrezikon shëndetin e tyre. Dhe kjo ndoshta për shkak se ata kanë qenë prej kohësh të detyruar t’u përshtaten botës së djathtashëve.

Përgjigja mund të fshihet tek palca kurrizore

Ka pasur disa teori, se çfarë e përcakton preferencën tonë për përdorimin më shumë të nje dore apo tjetre. Gjatë dekadave të fundit, studiuesit kanë rënë dakord, që kjo gjë përcaktohet që në barkun e nënës. Më herët, shkencëtarët mendonin se kjo diktohej nga ndryshimet gjenetike midis hemisferave të trurit. 

Por një studim i botuar në “eLife”, zbuloi se përgjigja mund të gjendet në palcën kurrizore.

Studiuesit zbuluan se edhe pse korteksi motorik në tru dhe palca kurrizore, nuk janë ende të lidhura mes tyre, rreth javës së 15-të foshnja në bark nis të rritet ndjeshëm dhe të lëvizë. Ajo ka zgjedhur që në atë kohë se cila është dora e saj e preferuar. Kjo ka bërë që studiuesit të besojnë se është palca kurrizore dhe jo truri, ai që përcakton nëse jemi mëngjerashë apo djathtashë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: