Connect with Us

“Karriera ime do të zhvendoset në…”/ Ermal Mamaqi “braktis” TV Klan, ja çfarë do të ndodhë me emisionin e tij

Kryesore Show Biz

“Karriera ime do të zhvendoset në…”/ Ermal Mamaqi “braktis” TV Klan, ja çfarë do të ndodhë me emisionin e tij

Publikuar

-

Prej disa ditësh, në mediat rozë është folur për largimin e Ermal Mamaqit nga TV Klan, ku ka prezantuar emisionin e tij “Xing me Ermalin” për disa vite.

Gjatë kësaj periudhe Ermali ka qenë i angazhuar me filmin “I love Tropoja”, por sot ai ka folur për herë të parë mbi gjithçka me një status në rrjetet sociale.

Ai shkruan se:

“Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.
Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.

Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin…

Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”. Ju përqaputh të gjithëve”, shkruan Ermali.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Shumë zili dhe urrejtje”/ Pas akuzave, reperja shqiptare përgjigjet me një deklaratë emocionuese

Publikuar

-

Nga

Reperja shqiptare Loredana Zefi, e cila tashmë veç hiteve të saj u bë e famshme edhe për skandalin e mashtrimit të një gruaje zviceriane, ka folur për herë të parë përmes një postimi në Instagram.

Në një rrëfim emocional, reperja shprehet se ka ndjerë shumë dashuri dhe urretje në të njëjtën kohë dhe se sot ndihet e lumtur dhe mirënjohëse:

“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’iu falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar reperja krahas një videoje te postuar në Instagram.

Këto fjalë me siguri u dedikohen fansave të saj por edhe të gjithë atyre zërave që janë përfolur së fundi, pas një sërë zhvillimesh të mira e të këqija në jetën e Loredanës, nga të qenit nënë, te akuzat për mashtrimin e çiftit zviceran që bënë shumë bujë muaj më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Jo vetëm që u vonua por edhe…”/ Moderatorja i nxjerr të gjitha “të palarat” burrit

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur Julka Gramo është një ndër personazhet që për vite të tëra prezanton në radio. Së fundi Julka ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku dhe ka treguar më shumë detaje nga jeta private.

Moderatorja është nënë e dy fëmijëve Ian dhe Greg. Teksa flet për përditshmërinë e saj, Julka tregon se për shkak të nagazhimeve shpesh herë Andi Gramo mungon në momentet më të rëndësishme.

Ndër të tjera ajo tregon një nga momentet në studio: Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër.

Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve. Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, tregon Julka.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Këngëtarja shqiptare në kulmin e karrierës/ Këndon kolonën zanore të filmit të famshëm “Maleficent 2”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një sukses tjetër në karrierën e saj. Pas publikimit të hitit më të fundit “Not 20 anymore”, Bebe Rexha ka zbuluar se ka kënduar për kolonën zanore të filmit të famshëm “Maleficent 2”, ku aktore kryesore është Angelina Jolie.

Kënga titullohet “You Can’t Stop The Girl” dhe i dedikohet fuqisë së gruas. “Maleficent” është një nga filmat më të suksesshëm dhe kjo është një arritje vërtetë e madhe në karrierën e Bebe Rexhës. “Maleficent 2”do të shfaqet në kinema më 18 tetor dhe është një vazhdim i filmit “Maleficent”, prodhim i vitit 2014.

Le të kujtojmë se Bebe Rexha ka qenë në qendër të vëmendjes për skandalin me foton nudo për 30 vjetorin e saj, e cila u komentua pafund në mediat e huaja.

LEXO TE PLOTE