Kryesore Show Biz
Një ëndërr e realizuar nga Krenar Çoçaj/ Ja dhurata që menaxheri i bëri Luana Vjollcës për ditëlindje

Më 2 shtator moderatorja Luana Vjollca festoi 28 vjetorin e ditëlindjes së saj.
Për të ishte organizuar një festë e madhe në Jalë, ku mes miqve më të ngushtë dhe familjarëve Luana festoi deri në orët e para të mëngjesit.
Në ditëlindjen e saj nuk ka munguar partneri i saj Krenar Çoçaj, i cili e ka surprizuar Luanën në mënyrën më të bukur duke bërë të përjetojë një ëndërr, ashtu siç është shprehur dhe vetë moderatorja.
Sipas “Panorama Plus” e gjithë festa duke filluar nga dekori dhe çdo gjë tjetër, ishte ide e Krenarit dhe ai ka paguar gjithçka.
Le të kujtojmë se edhe pse prej vitesh janë përfolur si çift në media, Luana dhe Krenari nuk e kanë pranuar ende publikisht lidhjen e tyre.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania