Connect with Us

U duartrokit për 8 minuta rresht/ Zbuloni filmin që “rrëmbeu” çmimin e parë si filmi më i mirë

Kuriozitete

U duartrokit për 8 minuta rresht/ Zbuloni filmin që “rrëmbeu” çmimin e parë si filmi më i mirë

Publikuar

-

Filmi më i ri i “Joker” i cili në rol kryesor ka aktorin Joaquin Phoenix, së fundmi ka rrëmbyer “Luanin e Artë” në Festivalin e Venecias, si çmim vlerësues për filmin më të mirë.

Filmi, me regji nga Todd Phillips dhe me producent Bradley Cooper, rrëfen historinë e Arthur Fleck, një klloun i trishtë, tejet i trishtë nga Gotham. Arthur i kalon ditët duke u kujdesur për të ëmën e sëmurë dhe duke ëndërruar për momentin që do të bëhet komedian i famshëm.

Phoenix i jep një fytyrë krejt tjetër karakterit të vrazhdë të kllounit nga Gotham. Ky personazh është luajtur më parë nga Jared Leto në “Suicide Squad” dhe Heath Ledger tek “The Dark Knight”.

“Nuk ka film pa Joaquin Phoenix. Ai është luani me më shumë shkëlqim dhe mendje të hapur që njoh! Faleminderit që më besove mua bashkë me talentin tënd të jashtëzakonshëm!”- u shpreh, Phillips, regjisori i “Joker”.

Një çmim i tillë pritej që do të rrëmbehej nga ky film, i cili u duartrokit për 8 minuta rresht që pas premierës në Festivalin e Venecias.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nga Florida në Tajlandë/ Zbuloni 7 vijat bregdetare më të bukura në botë

Publikuar

-

Nga

Brigje, plazhe, ishuj, oqeane, male, shkëmbinj dhe gadishuj. Nëse doni t’i shihni të gjitha këto, atëherë “MailOnline Travel” ka menduar për ju dhe ka publikuar disa prej fotove më spektakolare të vijave bregdetare në botë.

Më sipër do të shikoni një fotogaleri me vijat bregdetare që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme.

Tajlandë

Ishujt Faroe

Florida

Marok

Irlande

Indonezi

Marseje

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Më heqin stresin”/ Njihuni me vajzën që tronditi njerëzit me hobin e saj të frikshëm

Publikuar

-

Nga

Një 27-vjeçare në Australi, i ka shokuar të gjithë me “fiksimin” e saj për merimangat e mëdha në fytyrë.

Tarni Roebuck nga Queensland, i pëlqen shumë krijesat me 8 këmbë, t’i mbajë në fytyrë dhe t’i filmojë dhe më pas ajo i ndan videot me ndjekësit e saj në Instagram.

Tarni filloi të merreshe me merimanga përpara 4 vitesh dhe thotë se ato janë një formë terapie për fytyrën pasi janë shumë te lehta dhe kur ecin duket sikur e masazhojnë.27-vjeçarja thotë gjithashtu se gjatë këtyre viteve nuk është pickuar asnjë herë të vetme nga to dhe se do që t’u tregojë njerëzve që merimangat nuk kanë pse të jenë krijesa të frikshme.

Ajo thotë se:

“Ndihem shumë e relaksuar dhe shpesh edhe emocionuar sidomos nëse jam duke mbajtur ndonjë nga speciet e mia të preferuara. Më pëlqejnë më shumë merimangat me mëdha. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me merimangat të cilat më shërbejnë si antistres dhe më ndihmojnë që të kujtohem të shijoj gjërat që më rrethojnë.”

 

 

***

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Janë totalisht jobesnikë/ Cila shenjë e horoskopit tradhëton më shumë?

Publikuar

-

Nga

Cift-shok me ishin

Edhe pse shumë herë është thënë se shenja e binjakëve për shkak të “dy fytyrave” të saj është më e prirur të tradhëtojë, astrologët kanë thënë së fundmi se shenja më jobesnike e horoskopit është peshku. Ato ndjekin impulset dhe duan të qëndrojnë me njerëz që kanë të njëjtin këndvështrim për gjërat.

Personat e lindur nën këtë shenjë, janë nën ndikimin e shtysave emocionale shumë të thella. Janë romantikë dhe ëndërrues. Nëse janë vërtet të dashuruar me partnerin që kanë në krah, nuk tradhtojnë.

Nëse nuk janë shumë të lidhur me personin me të cilin shoqërohen, mund të kenë më shumë se një marrëdhënie njëkohësisht, pa u zbuluar, pasi janë pak gënjeshtarë nga natyra.Pra këta njerëz janë jobesnikë, por vetëm nëse nuk janë totalisht të dashuruar me partnerin.

 

LEXO TE PLOTE