Kryesore Show Biz
Blendi Fevziu në vendin e drogës/ Tregon udhëtimet e tij të jashtëzakonshme

Blendi Fevziu është një nga personazhet e famshëm shqiptar që ka vizituar shumë vende të botës. I ftuar tek emisioni i Rudinës, Blendi ka treguar për përshtypjet që i kishte lënë i ashtuquajturi vendi i drogës Kolumbia. Edhe pse njihet si vendi me prodhimtarinë dhe përdorimin më të madh të drogës Blendi ka treguar anën pozitive të këtij vendi. Ndër të tjera ai shprehet se ka mbetur i impresionuar nga pastërtia dhe bujqësia në Kolumbi.
“Kolumbia është një vend me pjellori të madhe në bujqësi. Tregu i gjelbër është impresionues. Edhe pse është një treg komunal pastërtia është në makimum. Gjatë guidave nuk flitej për drogën dhe Eskobarin. Çdo vendas mundohej të tregonte më të mirën e Kolumbisë”, thotë Blendi.
I pyetur nëse do të shkruajë një libër përshkrues për udhëtimet Blendi është shprehur:
“Sigurisht. E kam në plan. Besoj se do të jetë pas librit të ri që do të dalë së shpejti.”/ CNA.al