Kryesore Show Biz
“Kancer dixhital”/ Bleona Qereti “sulmon” komentuesit negativë në projektin e saj të radhës

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti njihet për karakterin e saj të fortë dhe të thënit gjërat troç.
Kësaj here Bleona ka vendosur që t’iu dedikojë një këngë të gjithë komentuesve negativë.
Ndryshe ajo i ka quajtur “kancer dixhital”.
“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë:
Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur ËiFi falas.
Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, shkruan Bleona.
View this post on Instagram