Connect with Us

“Nuk jam pishman se jam gay”/ Me buzët e kuqe, biznesmeni zbulon si u kërcënua nga LGBT

Kryesore Show Biz

“Nuk jam pishman se jam gay”/ Me buzët e kuqe, biznesmeni zbulon si u kërcënua nga LGBT

Publikuar

-

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani e ka pranuar publikisht se është gay. Ai ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e Rudinës ku është shfaqur për herë të parë me makiazh.

Eltoni u shpreh se kishte ardhur i lyer si një vajzë për të mbrojtur të drejtat e transgjinorëve.

“Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinorë”, është shprehur Eltoni. Gjithashtu ai pranoi se ka njerëz që në rrugë i hedhin fjalë duke e quajtur “o motra” por nuk bëhet pishman se është gay.

“Do shumë guxim të bësh këtë që bëra, njerëzit më shohin ndryshe në rrugë. Disa mendojnë që ne jemi një pjesë e shoqërisë që duhet të zhdukemi. Nuk jam bërë fare pishman, jam gay”, ka thënë ai.

Më tej Rudina i kujtoi Ilirjanit një intervistë të dhënë më parë në emisionin e saj, ku ai shprehej se është kundër martesave gay dhe adoptimit të fëmijëve.

Kaq mjaftoi që Ilirjani të tregonte atë që i kishte ndodhur pas asaj interviste, një sulm i keq nga personat e komunitetit të tij, të cilët e kërcënuan me mbylljen e kompanisë dhe me jetë:

“Më shënjestruan keq! Përgjithësisht nuk besoj te dashuria hipokrite e shkruar e kohëve moderne. Njerëzit që duan vërtet janë shumë të rrallë, përgjithësisht njerëzit kanë fiksime, tërhiqen seksualisht ose nga interesa të caktuara. Kam marrë shumë kërcënime.

Persona nga komuniteti thoshin që duhet të vritem si Versace se isha si plakë e ligë dhe me quajtën homofob. Më kërcënuan me mbylljen e kompanisë. Por ata e kanë profesion, unë jo!  U kërcënova me eliminim fizik dhe më pak kërcënime kam pasur nga persona jo të komunitetit sesa ata”./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: