Connect with Us

Pse njerëzit besojnë tek mallkimet?

Life Style

Pse njerëzit besojnë tek mallkimet?

Publikuar

-

Shfaqjet televizive, që bëjnë bashkë çifte të famshmish me balerinët profesionistë, për të garuar në një konkurs vallëzimi, duket se kanë qenë shkaku i një numri të madh divorcesh dhe skandalesh. Ky “mallkim” nuk ndihmohet aspak nga orari i shfaqjeve, orët e gjata të praktikës, dhe vallëzimi intim.

Por ky nuk është mallkimi i vetëm të cilit i bëhet jehonë në mediat e sotme. Mallkimi i “Tour de France” u rikthye me dështimin e një çiklisti francez, për të fituar garën e famshme çiklistike. Ndërkohë, edhe reperi i johur kanadez Drejk, ka qenë i lidhur me një seri dështimesh sportive ndër vite.

”Mallkimi” u prish, kur skuadra e tij (Raptors), fitoi kampionatin e saj të parë të basketbollit në fillim të kësaj vere. “Mallkime” të tjera të famshme ka pasur rreth makinës së aktori amerikan Xhejms Din, apo filmi Xhejms Bond. Po pse njerëzit i besojnë mallkimet?

Shumica e njerëzve, nuk besojnë në ‘mallkime’ të mbinatyrshme. Por përhapja e tyre në media, sugjeron që ata ende kanë një prirje të fortë psikologjike për të besuar tek ato. Nga pikëpamja shkencore, mallkimet e kanë një shpjegim racional. Për shembull, besimi tek mallkimet mund të lindë nga stili i të menduarit.

Psikologu Daniel Kaneman, thotë se ekzistojnë 2 mënyra të ndryshme të vendimmarrjes. Sistemi i parë është automatik, i shpejtë dhe kryesisht i pavetëdijshëm. Ky sistem është intuitiv dhe i prirur ndaj paragjykimeve dhe gabimeve sistematike. Sistemi i dytë është i kontrolluar, i ngadaltë, i mundimshëm dhe prodhon një mendim racional. Pra, njerëzit besojnë me gjasë tek mallkimet, pasi dominon mendimi i tyre spontan, subjektiv i sistemit të parë.

Besimi i mallkimeve, mund të burojë edhe nga dëshira për të kuptuar botën. Pse ndodh që njerëzit shohin nëpër re fytyra njerëzish, apo atë të Jezu Krishtit? Ne kemi prirjen të gjejmë modele domethënëse edhe tek gjërat e pakuptimta:disa i quajnë apofeni, të tjerët modelizëm.

Në rastin e mallkimeve, kjo mund t’i detyrojë njerëzit të shohin lidhje midis ngjarjeve të rastit, dhe t’ja atribuojë gabimisht fatkeqësinë dhe fatin e keq një magjie, sesa faktorëve të tillë si shansi apo gabimi njerëzor.

Ata që besojnë tek mallkimet, mund të jenë gjithashtu të ndjeshëm ndaj “Efektit Barnum-Forer”. Kjo ndodh kur njerëzit, konstatojnë gabimisht se informacioni i përgjithshëm ka një rëndësi specifike personale. Në kontekstin e mallkimeve, kjo mund të shpjegojë tendencën për të lidhur fatkeqësi të përgjithshme, me ngjarje të rëndësishme në rrafshin personal.

Pasi lind besimi tek mallkimet, ai përforcohet shpesh nga tendenca të tjera psikologjike. Besimtarët e mallkimeve, mund të kërkojnë prova afirmuese, si fati i keq i lidhur me data të caktuara. Ky paragjykim konfirmues prodhon histori koherente, por logjikisht jo të qëndrueshme, që mbështesin ekzistencën e këtyre forcave të mbinatyrshme.

Për shembull, kjo ka qenë e vërtetë për mallkimin e faraonit Tutankhamun. Ai rrjedh nga nocioni i përgjithshëm se një mallkim, do të binte mbi cilindo që hynte brenda varrit të një faraoni. Në kohën e gërmimit për gjetjen e varrit të Tutankhamun, arkeologët nuk pësuan asnjë fatkeqësi. Por si rezultat i mbulimit mediatik mbi “mallkimin e faraonit”, vdekjet dhe fatkeqësitë e mëvonshme të ekipit të arkeologëve, u lidhën me atë mallkim.

Në mungesë të kontrollit të perceptuar mbi disa dukuri, njerëzit kanë më shumë prirje të pranojnë ekzistencën e forcave të jashtme misterioze. Psikologët i referohen kësaj dukurie, si të ‘menduarit magjik’. Ndërkohë, besimit tek mallkimet shoqërohet me tipare të caktuara të personalitetit.

Në raste ekstreme, besimi tek mallkimet mund të minojë besimin tek vetja, dhe suksesin e ardhshëm të një personi. Psikologët i referohen kësaj dukurie, si profecia vetë-përmbushëse.

Kjo ndodh atëherë kur besimi tek një mallkim, prodhon perceptimin e një fatkeqësie, e cila besohet se do të ndodhë në mënyrë pashmangshme.

Në fakt, edhe vetëm sugjestioni i fatit të keq, mund të prodhojë rezultate negative. Studiuesit e quajnë këtë Efekti Nocebo. Ndikimi i mallkimeve, buron gjithashtu edhe nga kultura. Koncepti

i mallkimeve, trashëgohet përmes edukimit dhe rrëfimeve sociale.

Për pasojë, mallkimet bëhen kulturalisht të pranueshme, dhe në disa raste edhe të mirëpritura. Për shembull, besimi i “syrit të keq”, ka një traditë të gjatë në të gjithë botën. Kjo rrjedh nga besimi se dikush që arrin një sukses të madh, nxit zilinë e njerëzve përreth, duke e shfaqur veten si një mallkim që do të zhbëjë fatin e tyre të mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

E pangopur me s*ks/ Rrëfehet 28 vjeçarja: Kam shkuar me 130 meshkuj

Publikuar

-

Nga

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 13 vjeç dhe nëna e saj u shpërngul. Babai i saj punonte si shofer taksie, kështu që shpesh ishte në shtëpi vetëm, duke u ndierë e vetmuar dhe e izoluar. Frankie humbi virgjërinë e saj në moshën 14 vjeç dhe më pas vazhdoi të ketë një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Akrepi në dashuri/ 14 faktet që nuk i keni ditur më parë për shenjën më pasionante të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Akrepi është një nga shenjat më intensive në astrologji. Tiparet e Akrepit përfshijnë zotërimin dhe xhelozinë, që të dyja mund të jenë jashtë mase. Por në të njëjtën kohë, të kesh dikë që të vlerëson dhe është kaq tërheqës, është e vështirë të mos falësh. Fuqia e tyre është tërheqëse dhe frikësuese, prandaj nuk përbën […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nëna akuzon Kaderin për vrasje/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë të hënën në serialin tuaj të preferuar

Publikuar

-

Nga

Ejlyl, Songyl, Xhemre dhe Kader shkojnë të pastrojnë në një shtëpi në mënyrë që të fitojnë para për varrin e prindërve të Xhemresë. Ky është kurth i Defnes e cila ka bërë plan t’i poshtërojë vajzat e jetimores. Xhemre vendos të pastrojë vetëm për të bërë varrin e prindërve. Defne tallet me vajzat teksa ato […]

LEXO TE PLOTE