Connect with Us

Studimi i ri: Dremitjet e shkurtra gjatë ditës, ju mbrojnë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru

Blog

Studimi i ri: Dremitjet e shkurtra gjatë ditës, ju mbrojnë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru

Publikuar

-

Një studim i ri, ka zbuluar një lidhje të mundshme, midis të pasurit të një ose disa dremitjeve të vogla gjatë ditës ose javës, dhe një rreziku të zvogëluar të sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Por nëse e teproni me to, edhe përfitimet shëndetësore zhduken.

Studiuesit vëzhguan 3.462 vullnetarë në Zvicër, për një periudhë kohore pak më shumë se 5 vjet, duke i instruktuar ata të shënonin në një formular zakonet e tyre të dremitjes gjatë ditës, dhe i krahasuar më pas me rastet e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të dhënat treguan se dremitjet e rastit – një ose dy herë në javë – shoqëroheshin me një rrezik më të ulët të sulmit në zemër, arrestik kardiak, apo goditjeve në tru krahasuar me ata që nuk dremisin fare. Kjo lidhje zhdukej me dremitjet më të shpeshta, dhe nuk ishte e fare pranishme në të 65-tat (ndoshta për shkak të problemeve shëndetëore më komplekse).

“Ndërsa lidhjet e sakta fiziologjike, që lidhin dremitjet e vogla gjatë ditës me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nuk janë ende të qarta, ky studim kontribuon në debatin e vazhdueshëm mbi implikimet shëndetësore që ka një dremitje e lehtë në drekë apo pasdite, dhe që sugjeron se ajo që ka rëndësi mund të mos jetë vetëm kohëzgjatja, por edhe shpeshtësia”- shkruajnë disa psikiatër, që nuk ishin të përfshirë në studim, në një artikull të botuar në revistën “Heart”.

Ky studim nxjerr në pah diçka, që studimet e mëhershme mbi këtë temë e kishin anashkaluar, pra mënyra sesi ndodhin këto dremitje. Studiuesit ia përshtatën studimin disa faktorëve, duke përfshirë gjëra të tilla si dremitja e ditës, dhe kohëzgjatja e gjumit gjatë natës.

Dremitjet, mund të mos jenë direkt përgjegjëse për ndryshimin e rasteve me sëmundjet kardiovaskulare. Por për shembull është e mundur, që ata që dremisin 1 ose 2 herë në javë, kanë një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më të organizuar.

Kufizime të tjera që duhen pasur parasysh, është fakti se studimi mbështetej tek vetë-raportimi për sa i përket numrit të dremitjeve, dhe kishte relativisht pak raste me sëmundje të zemrës (155 në total), çka e bën më të vështirë nxjerrjen e përfundimeve më të gjera.

Gjithsesi, hulumtimi na jep disa të dhëna të dobishme mbi atë që vazhdon të mbetet një temë interesante:lidhja midis dremitjes dhe shëndetit kardiovaskular. Disa studime të mëparshme kanë treguar që dremitjet e ditës mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa të tjerët kanë raportuar për të kundërtën.

A mundet që frekuenca e dremitjeve të ndihmojë në shpjegimin e disa mospërputhjeve në këto rezultate? Kjo është ajo që sugjerojnë studiuesit pas studimit më të ri. Dhe ata synojnë të shohin të përfshirë në analizën e studimeve të ardhshme, edhe numrin e dremitjeve javore.

Rreth 1 në 5 nga pjesëmarrësit, të cilët ishin të moshës midis 35-75 vjeç kur filloi studimi, dremisnin 1 herë ose 2 herë në javë. Pak më shumë se gjysma (58 për qind), raportuan se ata nuk dremisnin fare gjatë ditës. Për ata që shijojnë pak gjumë gjatë ditës, shenjat vazhdojnë të jenë inkurajuese.

Studime të tjera, kanë treguar një lidhje midis dremitjeve të vogla dhe funksionimit të përmirësuar njohës, një nxitje të gjendjes shpirtërore, dhe një kontroll më të mirë emocional. Dhe ndërsa askush nuk premton se 1 apo 2 dremitje në javë, do të zvogëlojnë në mënyrë drastike rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ky studim i fundit është një ndihmë më shumë në këtë drejtim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/Pirja e paracetamolit gjatë shtatëzanisë, i bën fëmijët hiperaktivë, dhe u shkakton probleme me përqendrimin

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, u shtohet provave që lidhen me efektet e mundshme anësore nga pirja e e paracetamolit gjatë shtatëzanisë. Hulumtimi i botuar në revistën “Paediatric and Perinatal Epidemiology”, shqyrtoi nëse ka ndonjë ndikim mes pirjes së paracetamolit në mesin e shtatzënisë, dhe sjelljes së pasardhësve […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Dilema/Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Publikuar

-

Nga

Kur kemi qenë fëmijë, mund të kemi protestuar dhjetëra here, duke mos dashur të flejmë në drekë. Por si të rritur, e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë. Shekspiri e quante gjumin “banjën e ëmbël pas një pune raskapitëse, balsamin e mendjeve të lënduara, ushqimin kryesor në jetë”. Përtej shprehjeve poetike, gjumi është […]

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ndikon drita e Hënës së plotë mbi gjumin tonë?

Publikuar

-

Nga

Shumë njerëz thonë se kur Hëna është e plotë, ata qëndrojnë zgjuar, ose e kanë të vështirë të flenë normalisht. Tashmë një studim i fundit, i publikuar në revistën “Current Biology”, i mbështet pretendimet e tyre. Në një studim të vogël të 33 njerëzve, studiuesit zbuluan se fazat e Hënës, ndikojnë në cilësinë e gjumit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: