Kryesore Show Biz
Heq dorë nga muzika/ Këngëtarja e njohur i “futet” politikës

Këngëtarja e njohur shqiptare Eliza Hoxha është një nga personazhet që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare.
Së fundi këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga muzika për të marrë një tjetër drejtim, drejt politikës.
Nëpërmjet një fotoje të ndarë në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar dëshirën që ka patur që në fëmijëri për tu përballur me sfida të reja në jetën e saj.
“Qysh atëherë, përtej mësimeve të rregullta dhe muzikës e cila gjithmonë ka qenë me mua, isha fëmija që u përfshi në klubin e ambasadorëve të vegjël të OKB-së si ambasadore e Francës. Edhe sot, ende ruaj fletoret me informatat e mbledhura për Francën e viteve ’80. A thua, është rastësi politika? Apo diçka që ka qenë aty që në fillim, por se ka marrë vëmendjen time deri tani?”, ka shkruar Eliza duke treguar se i është bashkuar partisë demokratike të Kosovës.
View this post on Instagram