Connect with Us

“E kap ankthi dhe nevrikoset shpejt”/ U tha se janë zënë, Erik Lloshi rrëfehet për miqësinë me Anxhela Peristerin

Kryesore Show Biz

“E kap ankthi dhe nevrikoset shpejt”/ U tha se janë zënë, Erik Lloshi rrëfehet për miqësinë me Anxhela Peristerin

Publikuar

-

Disa ditë më parë u tha se mes dy këngëtarëve shqiptarë Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri mund të kishte ndodhur një konflikt.

Mos prania e Anxhelës, në një ndër ditët më të rëndësishme të jetës së tij, siç është dasma, u duk sikur u dha fund aludimeve duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Këngëtari Erik Lloshi foli për jetë e tij private, karrierën por edhe për marrëdhëniet e tij me këngëtarë të tjerë, ku një ndër to ishte edhe Anxhela Peristeri.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj.Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë” – tha Erik Lloshi.

“Është shumë e mire, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejtë, dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon… dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thosha në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu.” – përfundoi ai.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: