Kryesore Show Biz
“Nëse të paguan dikush më shumë ikën”/ Salsano Rrapi tregon arsyen pse nuk flet me Julian Dedën

Mëngjesin e sotëm i ftuari special në emisionin “Rreze Dielli” ishte moderatori i “Portokalli” Salsano Rrapi.
Aktori dhe moderatori, ka rrëfyer për marrëdhënien e tij me kolegët dhe për largimet që kanë ndodhur kohët e fundit nga emisioni. I pyetur nga prezantuesit, Salsano ka treguar një sekret që e mbante prej vitesh dhe ka thënë se personi i vetëm i larguar nga “Portokallia” me të cilin nuk flet, është Julian Deda.
“Me të gjithë të larguarit nga portokallia shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit. Madje “Hekri”, një nga personat ka qenë me SHBLSH-at, me Jul Dedën. ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën”, është shprehur Salsano Rrapi.