Connect with Us

“Unë isha i sëmurë”/ Ndryshimi drastik i Olti Currit, blogeri rrëfen përse u detyrua të dobësohet

Kryesore Show Biz

“Unë isha i sëmurë”/ Ndryshimi drastik i Olti Currit, blogeri rrëfen përse u detyrua të dobësohet

Publikuar

-

Muajt e fundit, ndryshimi drastik i blogerit shqiptar Olti Curri i cili njihet për “thumbimet” që i bën VIP-ave shqiptarë, i ka rënë në sy të gjithëve.

Në daljet e tij të para në ekran ai ka qenë mbi peshë dhe pesha maksimale që ka arritur ishte 146 kilogram dhe që pas kësaj nisën edhe problemet e para shëndetësore, që e detyruan opinionistin të bëjë një ndërhyrje.

Pak kohë më parë ai vendosi të ‘zvogëlojë stomakun’ dhe ndryshimi është i dukshëm.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “ABC”, ai ka treguar se vendimi për t’u dobësuar erdhi pasi si nisi të ndiejë shqetësime në shëndet, si rritje të kolesterolit apo dhimbje të gjunjëve.

“Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë”, shprehet Olti.

Olti Curri tregoi se deri më tani ku humbur 26 kilogram dhe ka nisur të merret edhe me palestër në mënyrë që të ruajë sa më shumë trupin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: