Connect with Us

Rekord në kinematografi/ Ky dokumentar po “trondit” botën si filmi më i shikuar

Kryesore Show Biz

Rekord në kinematografi/ Ky dokumentar po “trondit” botën si filmi më i shikuar

Publikuar

-

Blogerja më e famshme në botë Chiara Ferragni, ka hedhur në treg së fundmi dokumentarin e saj Unposted, ku flet për jetën që nuk e shfaq në Instagram.

Ky dokumentar sipas mediave ka thyer rekord në historinë e kinematografisë italiane duke qenë filmi i publikuar në ditë jave me më shumë shikues dhe me më shumë bileta të shitura.

Dokumentari, pasi dha premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, shfaqet në kinema prej vetëm tre ditësh. Mbi 160 mijë njerëz e kanë parë dhe janë shitur mbi 1.6 milionë euro bileta.

Në Chiara Ferragni Unposted rrëfehet ngjitja e Chiara-s deri këtu ku është sot. Ajo u rrit para kamerës, falë pasionit të së ëmës për të dokumentuar pushimet dhe ndodhitë e veçanta të familjes ndër vite. Rrëfehet spontaniteti i saj për të ndarë me botën jetën private, vështirësitë e martesës me Fedez, problemet e shtatzënisë dhe djalin e tyre, Leone.

“T’u tregoja të tjerëve për veten më trembte: S’isha mësuar të mos kisha kontroll. Kam postuar për jetën time që kur isha 16 vjeçe, në fillim në blog dhe tani në Instagram. Pastaj gjeta harmoninë me Elisa Amoruso-n, që më bëri të zbuloj pjesë të vetes që s’i njihja. Për shembull, s’e kisha kuptuar sa ndikim ka pasur nëna ime në atë që jam sot,” tha Ferragni.

Nga Unposted, Ferragni do që të “të përcjell një mesazh pozitiv: ji i vendosur dhe bëj ëndrrat e tua realitet. Jam shumë e lumtur që jam një burim frymëzimi dhe ndoshta do ta kuptoni më mirë pse përmes dokumentarit.”

Në dokumentar, Chiara projektohet si perfekte, gjithnjë në kontroll të situatës, “një person tejet pozitiv” me aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe një dialog të pandërprerë me ndjekësit: “U lexoj gjithë mesazhet, komentet, bëj rregullisht sondazhe, kërkoj këshilla, përmes tyre u bëj ballë vështirësive.”

“Unë jam shumë e fortë, edhe pse në fillim bëhesha shumë keq kur lexoja mesazhe dhe komente negative. Më bënë të dyshoja të vetja, te rruga që kisha marrë. Tani e kam më të thjeshtë të mos ndikohem. Dua të jem një shembull kundër heronjve të tastierës dhe shumë shpejt do t’i dedikoj më shumë energji këtij misioni,” tregon ajo. Djali i saj, Leone, është një vjeç e gjysmë dhe është postuar në Instagram para se të lindte. Natyrisht, ky vendim u kritikua shumë.

“Ai është djali i dy personave të famshëm: të flas për Leo-n, për lumturinë tonë familjare më duket gjëja më normale dhe më transparente. Edhe ktëu gjej një mesazh pozitiv. Kur isha e vogël, mami filmonte gjithçka. Sot ndodh në rrjete sociale, është një ndryshim kulturor. Privatësia sot është një koncept i çuditshëm, ndryshe nga më parë. Për mua, të ndaj jetën me të tjerët është themelore. Jam një libër i hapur dhe nuk e kam problem të tregoj veten sepse jam njeri i mië: në rrjetet sociale dhe në realitet jam i njëjti njeri. Përpiqem vazhdimisht të përmirësohem dhe ta mendoj veten si një e tretë, si Chiara që dua të jem.”

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: