Kryesore Show Biz
Të gjithë sytë mbi Jennifer Lopez/ Këngëtarja rikthen veshjen “bombë” pas 20 vitesh

Tashmë e dimë që mosha për Jennifer Lopez nuk ka më rëndësi. Kjo sepse format e saj seksi nuk kanë ndryshuar edhe pas 20 vitesh.
Së fundmi Jennifer mbylli shfaqjen e Versace-s në Javën e Modës në Milano duke u shfaqur e veshur me fustanin ikonik Versace që 20-vite më parë e veshi në ndarjen e çmimeve Grammy dhe rrembeu vëmendjen e të gjithëve.
Fustani Versace me printe tropikale është quajtur nga Lopez si momenti i saj më i madh në fushën e modës. Kohë më parë, Jennifer tregoi historinë që fshihej pas fustanit :
“Ky fustan është zgjedhur në minutë të fundit. Unë kam qenë duke u marrë me xhirimet e filmit “The Wedding Planner” dhe stilisti im i asaj kohe kishte vetëm 2 opsione për mua. Ishte dita e Grammy-it, dhe duhet të zgjidhja një prej tyre. Ishte ky dhe një fustan i bardhë. Kur vesha jeshilin, të gjithë më thanë të ndaloja. Ai ishte. Ky ishte fustani!”- tregon Jennifer, e cila shtoi se frika e vetme e saj ishte se mos hapej papritur dhe gjoksi dilte zbuluar në mes të skenës.