Kryesore Show Biz
“Lëre të qetë, i sëmurë”/Pas flirtimit me Rihanna-n, komentuesit i “sulen” Chris Brown

Ditën e djeshme komentet e këngëtarit Chris Brown, në postimin e Rihanna-s bënë bujë në internet.
Ish i dashuri i artistes, i cili do të mbahet mend gjatë për dhunën që ushtroi ndaj Rihanna-s në kohën që ata ishin të lidhur, ka tentuar të flirtojë sërish me të nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në një prej fotove të koleksionit të ri të Savage X Fenty ku RiRi pozon me të brendshme si gjithnjë super sexy, Chris vendosi të komentonte disa fytyra emoji e më pas, duke iu referuar abazhurit që shihet pranë Rihanna-s, shkruan: “Dua të jem abazhuri!”
Por kaq ka mjaftuar dhe sot fansat e artistes iu vërsulën me komente duke i thënë që të qëndrojë larg saj.
“Lëre të qetë, i sëmurë!”-shkruan një prej tyre ndërkohë që komentuesë të tjerë shprehen se ai ka nevojë për ndihmë se pse “dukshëm nuk është mirë mendërisht”.
Rihanna dhe Chris kanë qenë të lidhur përgjatë viteve 2008-2009 dhe lidhja e tyre mori fund pasi në shkurt të 2009-ës, çifti u përfshi në një sherr të dhunshëm në Lamborghini-n e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihanna-n.