Showbizz
“Do i bëja zbor”/ Ish banori i BB “i mërzitur” nga mungesa e Robert Aliaj në juri

Mbrëmjen e sotme do të startojë nata e parë e emisionit më të ndjekur të Alketa Vejsiut, “Dance With Me”.
Tashmë çiftet janë formuar dhe emrat e personazheve të famshëm që do të marrin pjesë në këtë program janë zbuluar.
Një nga personazhet është edhe ish banori i Big Brother Valer Kolnikaj, një nga meshkujt më të përfolur për shkak të natyrë së tij pa komplekse.
Ai do të jetë çift me moderatoren shqiptare Stela Kotri dhe është shprehur se është shumë i kënaqur për këtë. Në një intervistë për Panorama Plus ai është shprehur:
“Është shumë më shumë se një femër e bukur dhe me fizik të mirë. Është moderatore e zonja dhe ka shumë personalitet, gjithashtu dhe ajo është e realizuar në jetë e familje, pasi ka dy djem të bukur. Jam me fat se është e disiplinuar dhe kërcen shumë mirë”.
Përsa i përket anëtarëve të jurisë Valeri është shprehur se i vjen shumë keq që pjesë e saj nuk do të jetë Robert Aliaj.
“Më erdhi keq që nuk është Robert Aliaj, pasi do i kisha bërë “zbor”. Në këtë mënyrë do kisha marrë hakun e konkurrentëve të mëparshëm. (qesh). Por u gëzova, pasi humori i Gentian Zenelajt dhe eleganca e profesionalizmi i primabalerinës shqiptare, Enada Hoxha, janë më në harmoni me bukurinë e sheqerin e Valbona Selimllarit”, u shpreh Valeri.