Connect with Us

Horoskopi ditor 23 shtator 2019/ Dashuria dhe puna, si do të jetë ky fillim jave për 12 shenjat e zodiakut

Life Style

Horoskopi ditor 23 shtator 2019/ Dashuria dhe puna, si do të jetë ky fillim jave për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo periudhë do të jetë disi e rënduar sa i takon punës, ku zgjidhjet që prisnit do të vonojnë. Kjo gjë do të bëjë që të përfshiheni nga ankthi. I njëjti ankth do të dominojë edhe në raportet në çift. Ju pret një fazë kritike në këtë fund muaji, ndaj bëni mirë që të shtrëngoni dhëmbët.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një e hënë e ngarkuar me lodhje, gjatë së cilës do të keni shumë gjëra për të bërë. Megjithatë me kalimin e ditëve planetet do të pozicionohen në anën tuaj.

Binjakët

Java do të nisë më së miri në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të jetë gjithnjë e më pozitive. Edhe Dielli nuk do të jetë më kundër jush, duke bërë që gjërat të përmirësohen. Kushtojini më shumë kohë dashurisë.

Gaforrja

Në sferën profesionale do të jeni mjaft të ngarkuar. Do të hasni jo pak në pishman, lidhur me mundësitë që i keni lënë t’iu kalojnë. Mundohuni që të mos e përcillni nervozizmin në raportin në çift.

Luani

Duhet të reflektoni lidhur me disa çështje të rëndësishme, në mënyrë që të dini si të veproni në të ardhmen. Nuk është rasti që të shkatërroni projektet tuaja për shkak të dëshirës për të dalë të parët. Mundohuni që të lini hapësirë edhe për të tjerët.

Virgjëresha

Yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju mbrojnë, ndaj shfrytëzojini sa më mirë mundësitë. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme, në mënyrë që t’iu njihen meritat. Sa i takon dashurisë, duke nisur nga e enjtja, situata do të përmirësohet.

Peshorja

Java do të nisë nën ritmin e duhur, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Bëni mirë që të organizoheni, pasi Dielli do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj dhe do ju fuqizojë. Sa i takon dashurisë, Hëna do jetë në krahun tuaj.

Akrepi

Ju pret një ditë mjaft pozitive, ndaj përfitoni për të bërë sa më shumë që mundeni, pasi në ditët në vijim, do të ketë një rënie të lehtë. Shpesh e lini veten që të mposhteni, por mundohuni që të jeni sa më pozitiv. Mos prisni që t’iu tërheqin të tjerët, por merrini vetë iniciativat.

Shigjetari

Kjo e hënë është vërtetë e favorshme, ku do të jeni në rikuperim të ndjeshëm, në sajë të ndikimit të Hënës, shkruan noa.al. Ka diçka që duhet të sistemoni në punë, pas një fillim muaji disi të rënduar.

Bricjapi

Kjo e hënë do të jetë disi e ngarkuar, ku mund të keni shqetësime apo vonesa. Bëni mirë që ti shtyni diskutimet, për momentin kur yjet do të jenë në anën tuaj.

Ujori

Mundohuni që të mos lodheni, por të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme. Kjo do të jetë një javë vërtetë pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Diellit. Mundohuni që ti kushtoni më shumë kohë dashurisë.

Peshqit

Jeni në një fazë të ndjeshme rikuperimi, pas dy javëve shumë të ngarkuara. Më në fund do të mbusheni me frymë. Sfera profesionale do të ecë më mirë. Mundohuni veçse që të jeni më optimistë, sa i takon të ardhmes tuaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Life Style

Horoskopi javor 16 deri më 23 Dhjetor, 2019/ Zbuloni të papriturat që ju kanë rezervuar yjet

Publikuar

-

Nga

Dashi Mjaft më e mohuat talentin dhe arritjet tuaja, pasi të gjithë njerëzit rreth jush kanë filluar të shohin se sa shumë poi  përkushtoheni punës. Merrni rreziqe në karrierën tuaj sepse universi po ju vjen në ndihmë. Vetëm sigurohuni që të mos anashkaloni asnjë detaj ose mos lejoni që detyra të rëndësishme të ikin nga […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Bëjnë gjithçka për miqtë e tyre/ 3 shenjat e horoskopit që i shtyjnë të tjerët të bëjnë më të mirën

Publikuar

-

Nga

Shigjetari Përveç optimizmit që e karakterizon Shigjetari nuk bën shaka kur bëhet fjalë për një të ardhme të ndritur për veten dhe të tjerët. nuk është asgjë për Shigjatrin të ndihmojë një mik për tu vërtetuar se dikush i do në këtë botë. Virgjëresha Nëse një Virgjëreshë ju do, atëherë nuk asgjë të gabuar që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Si të kuptoni që një nënë e re po vuan nga depresioni pas lindjes

Publikuar

-

Nga

Pasi i mbajnë fëmijët e tyre për muaj me radhë në bark, nënat e reja entuiziasmohen që më në fund do të takojnë të vegjlit e tyre. Sipas një studimi, 15 përqind e grave luftojnë të gjejnë gëzimin në të qënurit nënë për shkak të depresionit pas lindjes. Kjo lidhet me rënien e shpejtë të […]

LEXO TE PLOTE