Kryesore Show Biz
“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i dhuron atij një të puthur në faqe, të cilën ai e ka pritur me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Krahas fotos, Jonida ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar. Ajo është shprehur se dëshiron që kjo foto të jetë pasqyrim i shumë ditëve të tjera, pra ashtu të lumtur e të bashkuar gjithmonë. ‘Babushi im qofshim përherë kështu si në këtë foto, sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa ska fjalë për ta përshkruar. U bëfsh 1000 vjeç!’, ka shkruar ajo.