Kuriozitete
“Ilaçet nuk më bëjnë më efekt”/ Po “trondit” rrjetin, njihuni me 22 vjeçaren që qan me lot kristali

Media më e madhe britanike “Daily Mail”, ka publikuar së fundmi një video tronditëse duke treguar rastin e veçantë të një vajze 22-vjeçare e cila jeton në Armeni dhe qan me lot kristali.
Sytë e saj krijojnë mbi 50 kristale në ditë dhe mjekët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë fenomen. Ajo tregon se kjo gjë ia ka vështirësuar jetën pasi dhimbja është e papërballueshme.
Sipas mjekëve, lëngu i saj i syrit ka nivel të lartë kripe dhe për pasojë krijon edhe kristalet e rrallë.
22-vjeçarja shprehet se më herët ka marrë mjekim për këtë problem, por tani ilaçet nuk i bëjnë më efekt dhe nuk dinë ende ta trajtojnë një rast të tillë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania