Showbizz
“Ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë”/ Pas tërmeteve, Rita Ora bën thirrje për të ndihmuar shqiptarët

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Shqipëri, shumë njerëz u ofruan për të ndihmuar ata që kishin nevojë. Mes tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila duke parë situatën e vështirë me të cilën u përballën shumë fëmijë shqiptarë, këngëtarja nga Kosova u ka kërkuar miliona fansave ndihmë.
Përmes një postimi në Instagram, Rita ka bërë thirrje që përmes “UNICEF” të ndihmohet Shqipëria.
“Një termet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar @unicef, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë”, ka shkruar Rita.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania