Connect with Us

Ekskluzive-“Vij nga vendlindja e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”/ Ish missi sqaron lidhjen me politikën dhe deputetin Kujtim Gjuzi

Showbizz

Ekskluzive-“Vij nga vendlindja e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”/ Ish missi sqaron lidhjen me politikën dhe deputetin Kujtim Gjuzi

Publikuar

-

Mjaftoi vetëm një koment dhe kompliment i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Kujtim Gjuzi që të sillte në qendër të vëmendjes ish miss Shqipërinë dhe ish fituesen e Kafazit të Artë Silvana Bushati.

Mediat shkruajtën shumë për missin dhe lidhjen e saj me politikën ndaj në një intervistë ekskluzive për CNA.al, ajo ka sqaruar gjithcka në lidhje me postin dhe rolin e saj në politikë, si dhe cfarë e lidh me Kujtim Gjuzin.

1-Që prej përfundimit të Kafazit të Artë nuk kemi parë e dëgjuar për ju deri para pak ditësh? Cfarë ka ndodhur me ju?

Unë mendoj se në sferën e artit dhe kulturës kam dhënë një ndihmesë modeste ashtu si dhe në shown televiziv “Kafazi i Artë” pranë televizionit News 24. Nuk ka ndodhur asgjë tjetër se sa ftesa e Presidentit të Akademisë Konservatore Kombëtare Albania, nga Dr. I Shkencave Enriko Ceko, i cili më bëri ftesë bazuar në CV time që të jap kontribut në doktrinën konservatore shqiptare. Familja, tradita, prona dhe kombësia ime më fton të jap kontribut për të pastruar politikën e kësaj demokrature 30 vjeçare. Prandaj pikërisht unë pranova ftesën për të qenë brenda këtij organizimi me pikëpamje të doktrinës konservatore bazuar në atë të Britanisë dhe vendeve të ulta ku ndodhet dhe Danimarka.

2-Sa kohë keni që jeni pjesë e politikës dhe e Partisë Konservatore?

Nuk jam pjesë e Partisë konservatore jam drejtuese e lartë e një forumi konservator sepse siç ju bëj me dije unë vij si qytetare, urë lidhëse e komunitetit, unë kam trashëgiminë time familjare. Ne shpesh konsiderohemi ashti i kombit dhe kjo është e vërtetë sepse ne rezistuam, ndërkohë komunitetet e tjera ndërruan besimet ne e ruajtëm atë, ruajtëm 2019 vjet kalendarin kristjan.

3-Kur jeni diplomuar dhe a e mbani titullin doktor?

Unë jam doktoreshë stomatologe .

4-Cilat janë lidhjet tuaja me politikën?

Unë vij nga një trevë liri dashëse si Bajram Curri, që ka nxjerrë figura të njohura si Sali Berisha, Azem Hajdari , Rudina Hajdari. Nuk janë të fundit. Mos harroni drejtuesin e Zërit të Amerikes, Elez Biberaj drejtuesin e madh të Zërit të Amerikës në vite, po ashtu deputetin Aleksandër Biberaj. Vij nga treva e gjigantit shqiptar të madhit Rugova, që e mbante foton e të madhes Nënë Terezës mbesë së e cilës e quaj veten.

6- Dhe në fund çfarë keni për të thënë në lidhje me shkrimet e fundit në lidhje me deputetin Kujtim Gjuzi?

Me deputetin Gjuzi me lidh korrektësia, doktrina kristjane të cilën zoti Gjuzi e ka mbrojtur jo në pak raste dhe pse ai i përket një besimi tjetër. At Gjergj Fishta i madh thotë ” Për Bajram e Pashkë Shqipninë e kemi bashkë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: