Showbizz
Teksa Ronela Hajati “tundet” në Majami/ Zerka shëtit me bukuroshen bjonde

Këngëtari i njohur Young Zerka prej ditësh po përflitet për një lidhje me një vajzë të quajtur Joana Alimema.
Fotot e siguruara nga Lajmi.net tregonin një vajzë bjonde në një pishinë me Zerkën. U përfol në media se mes tyre mund të kishte diçka më tepër se miqësi por kjo nuk është konfirmuar as nga këngëtari e as nga modelja.
“Inlife.al” ka publikuar një foto të tyre dhe këtë herë është situata më serioze. Joana dhe Zerka janë në vendlindjen e këngëtarit në Korçë dhe duket se ai po i prezanton vendin.
Ky lajm vjen pas thashthemeve për një lidhje të mundshme midis Ronela Hajatit dhe Zekrës por që dyshja n uk e pohuan asnjëherë në intervista televizive.
Ndërkohë që Zerka dhe bjondia bukuroshe po shëtisin Ronela Hajati po shijon pushimet në Amerikë me shoqërinë e saj.