Connect with Us

Dietë e shëndetshme dhe parandalues sëmundjesh/ Njihuni me benefitet e arroreve

Life Style

Dietë e shëndetshme dhe parandalues sëmundjesh/ Njihuni me benefitet e arroreve

Publikuar

-

Arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve shumë serioze që nga ato kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë.

Për të mbajtur një trup me peshë dhe formë të rregullt, sigurisht një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i vazhdueshëm fizik janë më se të nevojshëm.

Gjithsesi duke nisur nga dieta, ka disa ushqime në veçanti të cilat ndihmojnë me balancimin e peshës ose humbjen e saj.

Sipas ekspertëve në këtë grup futën edhe arrorët shumë të dashur e të preferuar.

Arra, bajame, kikirikë, lajthitë, stikat e çdo lloj ushqimi tjetër që hyn në këtë familje.

Janë pa dyshim një ndër pasuritë më të mëdha që natyra ka dhuruar.

Të pasura me një mori vlerash dhe vitaminash, arrorët janë të mrekullueshëm si për shijim, gatim, por edhe për të siguruar shëndet të mirë.

Nuk janë të pakta këshillat e ekspertëve mbi konsumimin e një sasie të vogël të tyre çdo ditë për të ndihmuar trupin dhe mendjen.

Sipas Agroweb, Arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve shumë serioze që nga ato kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë.

Nisur nga këtu, mjekët i rekomandojnë edhe si një mënyrë e mirë për të humbur në peshë.

Si ju ndihmojnë arrorët

Studime të fundit kanë treguar se ka një lidhje mes humbjes në peshë dhe konsumimit të përditshëm të arrorëve.

Ky studim u publikua në shtator të vitit 2019 dhe mori nën shqyrtim 27,521 burra dhe 61,680 gra, prej të cilëve u mblodhën të dhëna për vite më radhë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë studim nuk vuanin nga ndonjë sëmundje kronike.

Por gjatë viteve vetëm disa prej tyre nuk treguan rritje në peshë.

Kjo ndodhi me ata persona që konsumonin një sasi të caktuar arrorësh në ditë.

Arrorët ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori, më shpejt në kohë.

Ndaj janë zgjidhja e duhur dhe më e shëndetshme për të rënë në peshë.

Sipas ekspertëve vetëm disa gramë arra apo çdo lloj arrori në ditë, ul rrezikun e shtimit në peshë me 2 kilogramë.

Sasia që ju duhet çdo ditë
Nuk ka rëndësi se cilat zgjidhni, mund të konsumoni pa problem arra, bajame apo lajthi për të arritur këto rezultate.

Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe pa kripë në mënyrë që të mos ju dëmtojnë organizmin.

Ekspertët rekomandojnë një sasi prej 28 gramësh në ditë për të parandaluar shtimin në peshë.

Kjo sasi është baras me një grusht të vogël arrash apo bajamesh në ditë.

Kështu do të ulni me 15% mundësinë e prekjes nga obeziteti gjatë gjithë jetës tuaj.

Futja e arrorëve në dietën e përditshme jo vetëm që ndihmon kundër shtimit në peshë, por edhe me një sërë sëmundjesh të tjera.

Duke filluar që nga sëmundjet e zemrës e deri shëndeti i mirë i trurit.

Prandaj konsumojini ato sa herë të keni mundësi për ti dhuruar një dozë shëndeti trupit tuaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

“Njerëzit mendonin se isha e adoptuar”/ Njihuni me dy binjaket më të çuditshme në botë

Publikuar

-

Nga

Motrat 20 vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar kanë fituar famë falë dallimeve të tyre të habitshme. Edhe pse kanë të njëjtën datë lindjeje pamja e tyre nuk e tregon aspak faktin se janë motra, aq më pak binjake. Siç është raportuar nga Inside Edition mamaja e Marias dhe Lucit është nga Jamaica ndërsa babai i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Ojkys i rikthehet kujtesa, qorton Zejnepin që e braktisi/ Ja çfarë do të ndodhë nesër në serialin “Bija ime”

Publikuar

-

Nga

Ugur i tregon nënës së tij që Ojky vuan nga një sëmundje. Xhandan vendos të shesë makinën për të paguar terapinë e Ojkysë. Xhemal kërkon të kalojë kohë me Ojkyn dhe Zejnep e ndihmon. Ugur ndodhet në rrezik. Ai kërkon paratë nga Sabriu por kërcënohet me jetë. Ugurin e lënë pa ndjenja dhe e çojnë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

E urreni qafën e trashë dhe fytyrën e mbushur/ 13 këshillat më efikase që iu ndihmojnë të digjni kaloritë e tepërta në këto pjesë

Publikuar

-

Nga

Shtimi i kileve të tepërta duket më së shumti në fytyrë. E vërteta është se shtimi i kileve në pjesën e qafës apo fytyrës nuk janë gjithnjë për shkak të ushqimeve por edhe mënyrës se si flini apo qëndrimit të trupit. Bright Side ka studiuar të gjithë faktorët që ndikojnë në marrjen e kileve të […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Bashkëshorti i saj ishte në mision ushtarak/ Gruaja realizon kartolinën prekëse për festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Ky muaj festiv është koha perfekte për të kaluar sa më shumë kohë pranë familjes dhe për të ndjerë dashurinë dhe ngrohtësinë familjare. Por kjo nuk është çdo herë e mundur për kryefamiljarët të cilët janë në shërbim ushatrak. Këtë e ka treguar dhe Danielle Cobbo e cila ka realizuar një foto me fotoshop duke […]

LEXO TE PLOTE