Connect with Us

“Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati t’i mohojnë prindërit e tyre”/ Adrola Dushi “trondit” me mesazhin domethënës

Showbizz

“Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati t’i mohojnë prindërit e tyre”/ Adrola Dushi “trondit” me mesazhin domethënës

Publikuar

-

“Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati t’i mohojnë prindërit e tyre”/ Adrola Dushi “trondit” me mesazhin domethënës

Ajo njihet si modelja më e suksesshme shqiptare e cila tashmë jeton në SHBA me djalin e saj Troi.

Adrola Dushi shpesh herë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj por së fundmi ajo ka postuar një status tepër kuptimplotë ku shumë fansa të saj e kanë pëlqyer dhe komentuar me tepër pozitivitet.

Ajo shkruan se:

Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.
Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.
Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.
Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.
Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.
Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.
Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu.
Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.
Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale.
Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.
Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”.
Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.
Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta…
Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.
Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.
Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.
Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Showbizz

VIDEO-Janë ndarë apo jo?/ Robert Berisha dhe Nora Istrefi kapen mat në aeroport

Publikuar

-

Nga

Rreth dy muaj më parë, këngëtari shqiptar Robert Berisha pranoi publikusht ndarjen nga Nora Istrefi përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram. Ai tregoi se martesa e tyre kishte marrë fund dhe shkak ishte bërë mungesa e dashurisë. “Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh […]

LEXO TE PLOTE
" "

Showbizz

“Bëj mamin dhe babin për vajzën time”//Dajana Shabani i prek të gjithë me deklaratën e saj

Publikuar

-

Nga

Moderatorja shqiptare Dajana Shabani, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe pak orë më parë ka vendosur t’ju bëjë fansave një prezantim të përgjithshëm të jetës së saj, duke e lidhur me detaje nga historia vetjake. Dajana ka publikuar një foto në profilin e saj dhe në përshkrim ka menduar t’iu tregojë fansave se kush […]

LEXO TE PLOTE
" "

Showbizz

“Shkon tjetri të ndërron çelësat dhe…”/ Lojërat e fatit, Endri Prifti tregon si humbi shtëpinë

Publikuar

-

Nga

Këngëtari shqiptar Endri Prifti, njihet për tipin e tij moskokçarës dhe që i thotë gjërat troç. I ftuar pasditen e sotme  në “Ftesë n 5” me Bieta Sulon, ai sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por gjithashtu denoncoi edhe  padrejtësinë tjetër, e […]

LEXO TE PLOTE