Showbizz
Stres, xhelozi dhe zënka/ Zbulohen prapaskenat e ndarjes se miliarderes Jenner dhe reperit Travis Scott

Miliarderja më e re në botë Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se po kalojnë një periudhë jo shumë të mirë në marrëdhënien e tyre. Pas 2 vitesh lidhje çifti po mnedon të shkëputen për nmjë periudhë të shkurtër.
Sipas TMZ kjo nuk është hera e parë që Jenner dhe Scott e kanë bërë këtë, pra që morën vendimin për të bërë një pushim disa javë më parë.
Thuhet se arsyet që po e mundojnë çiftin janë: mungesa e besimit, zënka dhe stresi.
Një burim për “E Neës” ka treguar se zënkat mes tyre janë shumë të shpeshta dhe të gjitha vijnë për shkak të mosbesimit.
“Nuk është një ndarje përfundimtare. Ata zihen për gjëra qesharake dhe Kylie mund të jetë shumë skeptike për Travis. Travis është shumë i stresuar për publikimin e muzikës së re së fundi”. Nëse ndarja bëhet e përhershme, nuk do të jetë e ndërlikuar juridikisht edhe pse të dy kanë një vajzë, raporton The Blast.
Burime të shumta afër çiftit thonë se Jenner dhe Scott “kanë kohë që janë larg njëri-tjetrit; ata u përpoqën shumë për ta bërë lidhjen të funksiononte, por në fund të fundit duhet të kalojnë ca kohë larg”.
Jenner dhe Scott synojnë të “ndajnë 50/50 kujdestarinë e vajzës së tyre ndërsa po punojnë për të rregulluar çështjet e tyre personale”, shton burimi.