Connect with Us

“Thërrmohem në mijëra copëza për një fjalë”/ Albana Osmani jep mesazhin e fortë

Showbizz

“Thërrmohem në mijëra copëza për një fjalë”/ Albana Osmani jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Albana Osmani është një nga moderatoret më të mira të ekranit tonë. Përveç kësaj ajo njihet për natyrën e saj të çiltër dhe shpirtin e saj human.

Albana ka ndarë me ndjekësit një ndër pasionet e saj që është piktura dhe njërën prej veprave të saj e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo e ka përshkrua pikturën e saj duke dhënë një mesazh shumë domethënës ku gjithsecili prej nesh mund të gjejë veten në disa rreshta të shkruar.

Postimi i plotë i Albana Osmanit në Instagram

“Kurre nuk kam dashur qe jeta ime te ishte ne nje vize te drejte , e qete dhe e shtruar. Kurre nuk kam dashur as te sillem si dicka qe sjam . Nuk kam dashur te jem ajo qe “mundet dhe te jesh “, kur mund te jesh kushdo ,kur mund te bej gjithcka , ne fakt po , ndjehem me potencial per shume çka. Nuk kam dashur kurre te jem ajo qe me nenvizon askush se nuk kam ndaluar te mar vleresimin kam rendur per me tej . Keshtu kam ditur se qe me mire dhe vazhdoj serish njesoj .I gezoj njesoj perçapjet dhe lumturite e mia gati ekstreme per gjithcka realizoj . Kam hasur shpesh njerez qe ekuilibrojne te miren e te keqen duke mbajtur syze dielli per te mu ulur perballe. Kam menduar se kisha shume drite prandaj , por kishte raste keto syze dielli I kishin me numer ne fakt ndryshe nuk shihnin dot .Pra ata nuk jane te “keqinjte “ , thjesht aq iu eshte dhene dhe po aq munden te japin . Por une ndjehem me potencial per te bere sukses maksimal si dhe per te deshtuar po njesoj . Kete kam dashur, kete kam ,dhe nuk lodhem as ta mbroj eshte natyrale . Une ,nuk qendroj dot ne vijen e drejte, te sheshte , te siguruar nga askush . Nuk kam ekuiliber aty .Nuk e dua nuk ben per mua … Nuk eshte e gabuar . Dikush e beson qe ka lindur per tu trajtuar madje ashtu . Dhe rrojne si mbreter te kesaj . Por sa per mua nuk e dua , nuk eshte copa ime. Ka shume “gjalpe” ka shume “sheqer “ jam llastice e formes tjeter . E asaj qe nuk zhbehem dot. Dhe pse therrmohem ne mijera copeza per nje fjale te thene diku pa menduar e mbremjen e mbyll e penduar duke pare yjet e duke kerkuar veten ate verteten . Te jesh vijeza e ngjyrosur e dikujt eshte bukur . Per shume kend mrekulli. Nuk eshte gabim , madje mund te jete gje e mire e shendetshme . Te sundoje boten tende e te ta jape ne duar . Nganjehere them a ta bej dhe une keshtu se si shume veshtire kjo ana tjeter . Duket si nje peisazh vjeshte perfekt . Por jo dua ate shtrengaten time me diell e zogj qe cicerojne nga pas.

Shoh perreth , mantele e jorgane te fildishte deri ne firifistun te veshur treguar shitur mend e knaqur e shijuar, me ngjan e perkthyer ne version audio, si e qeshura e nje moshe te re qe fundja ç’ke , le te gezoje. Se si ato nuk do gjejne me mire .Fundja ne jete te gjithe bejne matematike dhe keto barazime ne keto kohe shpesh nuk eshte e thene te jene nje plus nje . Do thoja nen qiell ska asgje te re ndaj spo them asgje te re. Se di per ju por flas per veten …. e dua mbulesen time te shgarravitur nga duart e mia e dua kurohen time me diamantet qe do mbledh rrugeve ku vrapi im do tonifikoje me shume se cdo gje shpirtin tim . E dua fundin deri ne fund . Aromen e asfaltit dhe ne kupolen e botes te vizatuar ne pellemben e dores me ngjyrat e mia.

Kam dashur shpesh te ndaloj ne rruge te ulem ne nje bordure, dhe e kam bere kete gje ,e kam bere madje shpesh ,te flas pa fjale me njerezit qe kalojne dhe te shoh si ju shkon jeta . Si do te shkoje ji i lumtur.”/CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Showbizz

“Nuk është për tu mburrur”/ Drini Zeqo i nxjerr bojën Iris Luarasit

Publikuar

-

Nga

Deklarata e Iris Luarasit disa ditë më parë në një emision bëri bujë të madhe në media. Luarasi përmendi 4 emra të cilët i kishte ngelur në lëndën e saj dhe që sot janë të famshëm. Ndër këto emra ishte dhe Arbana Osmani e cila pas lajmit reagoi  duke thënë se në atë kohë duhet […]

LEXO TE PLOTE
" "

Showbizz

“Faleminderit që na mësove dashurinë më të madhe në botë”/ Rezarta Shkurta bën dedikimin e ëmbël për vajzën

Publikuar

-

Nga

Për këngëtaren dhe fotografen Rezarta Shkurta sot është një ditë e veçantë pasi vajza e saj Hera feston ditën e lindjes. Hera mbush plot 6 vjeç dhe Rezarta ka bërë dedikimin më të ëmbël për të voglën e saj. Në Instastory ka publikuar disa video në të cilat ndan kujtimet kur Hera ishte ende shumë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Showbizz

“Kjo është e sharë, të mbushet goja”/ Donald Veshaj habit ndjekësit, publikon videon banale

Publikuar

-

Nga

Videoja e moderatores nga Fieri ditën e djeshme, ku papritur shpërtheu në të shara, bëri bujë në portalet shqiptare. Moderatorja Marsela Topi iu drejtua disa personave nga regjia e inatosur, duke i sharë. “Më falni, ta mbaroj unë çuna po pushoni ia q****a robt tani”!, u shpreh ajo duke lënë pa fjalë të ftuarit. Videoja […]

LEXO TE PLOTE