Life Style
Rrëfehet Jennifer Lopez: “Ja 5 sekretet për një trup perfekt”

Jennifer Lopez është një nga divat botërore, e cila është shumë e komentuar dhe e adhuruar nga miliona fansa për format e saj perfekte.
Korrikun e këtij viti Jennifer Lopez mbushi plot 50 vjeç por duket se vitet e saj janë thjesht një numër.
Këngëtarja jep këshilla dhe nëse dëshironi të keni linjat si të Jennifer Lopez-it kjo është dieta e përpiktë si dhe ushtrimet fizike.
1-Ujë,ujë dhe vetëm ujë
Rregulli i saj numër një është që të mbajë gjithnjë trupin e hidratuar. Në këtë mënyrë ajo çdo herë pi ujë para se të nisë me ushtrimet.
2-Jo kafeinë apo alkool
Prej vitesh ajo sigurohet që të konsumojë gjëra që nuk përmabjnë kafeinë. “Edhe kur pi kafe, sigurohem që të jetë e dekafinuar.”, ka treguar ajo.
3-Ushqim i pastër
Kur bëhet fjalë për dietën, Lopez është goxha e rreptë. Ajo i përmbahet një diete të ekuilibruar, të pasur me lëndë ushqyese dhe ka i ka ndaluar të gjitha ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara.
Edhe kur drekon apo darkon në restorante sigurohet që çdo ushqim që konsumon të jetë i shëndetshëm.
Gjithashtu ajo nuk tundohet nga ushqimet e shpejta, si patatet e skuqura apo çokollatat. Ajo tregon se kohën pas stërvitjes preferon ta kalojë me fëmijët e saj dhe gjithmonë vaktin e ndërmjetëm konsumon fruta të ndryshme.
4-Ushtrimet fizike
Shumica e njerëzve mund të bien dakord që stërvitja ndonjëherë duket si një punë e përditshem por Lopez nuk është si shumica e njerëzve. Në fakt, rritja e rrahjeve të zemrës së saj tre deri në katër herë në javë janë një burim i shkëlqyeshëm gëzimi për të.
5-Ushtrimet për të pasmet
Ajo është një ndër pikat ku JLO fokusohet dhe ushtron më së shumti. Squat për të forcuar vithet e saj nuk mungojnë kurrë në planin stërvitor të saj./ CNA.al