Connect with Us

Seri vrasjesh dhe sulme të rënda/ Paralajmëron FBI, filmi më i ndjekur i momentit shkakton terror tek shikuesit

Kuriozitete

Seri vrasjesh dhe sulme të rënda/ Paralajmëron FBI, filmi më i ndjekur i momentit shkakton terror tek shikuesit

Publikuar

-

Pak javë më parë , të gjithë fansat e “Joker” u cmendën pas trailerit të ri të këtij filmi duke u bërë kështu traileri më i shikuar për pak orë në historinë e Youtube.

Ky film i luajtur nga aktori tepër i rëndësishëm në kinematografinë amerikane, Joaquin Phoenix, do të shfaqet në kinematë amerikane këtë javë pavarësisht një vale kritikash se ai glorifikon një vrasës dhe mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo.

Ngjarjet zhvillohen në 1981 dhe tregohet historia e Arthur Fleck, një komedian i dështuar që gjen shpëtim duke u shndërruar në vrasës në qytetin e Gothamit. Edhe para publikimit të tij, Warner Bros, është përballur me protesta të familjeve të viktimave që druanin se filmi mund të nxisë dhunë apo sulme të ngjashme.

Shqetësimet për premierën e filmit janë të mëdha, kjo edhe për shkak të vrasjes masive të 2012 në Aurora, të Kolorados, kur në natën e debutimit të The Dark Knight Rises, një tjetër film i Batmanit, u vranë në kinema 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në një buletin të përbashkët, FBI dhe departamenti i sigurisë së brendshme, paralajmëruan agjencitë e ruajtjes së rendit që të mbajnë sytë hapur. Si kundërpërgjigje, qytetet më të mëdha kanë shtuar masat e sigurisë, përfshirë këtu Los Angelosin.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

I keni gjykuar gabim/ 4 mitet rreth shenjës së Gaforres që duhet të dini patjetër

Publikuar

-

Nga

1-Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë nuk luftojnë dot dhe në betejat që krijojnë vetë. Shumë njerëz gabojnë kur ua marrin për dobësi ndjeshmërinë dhe keqardhjen, por nuk do të thotë që kjo nuk është e vërtetë. Gaforret janë jashtëzakonisht elastikë dhe të aftë të merren me çdo lloj situate sepse në një farë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Urrejnë të mërzisin të tjerët/ 5 shenjat e horoskopit që i mbajnë problemet për vete

Publikuar

-

Nga

Peshorja Njerëzit që i përkasin kësaj shenje horoskopi i shmangin gjithnjë konflikteve sidomos me partnerët e tyre, kështu që ata ripërtypin pakënaqësitë e tyre. Më pas ata mërziten për këtë. Kjo nuk ndodh shpesh por kur ndodh shpërthejnë në emocione dhe bëhen të papërmbajtshëm. Peshqit Peshqit janë nga ata që nuk u pëlqen të lëndojnë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Në kërkim të perfeksionit/ Si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor

Publikuar

-

Nga

Një bel të hollë, këmbë të gjata, sy të mëdhenj, rrjetet sociale presionojnë përdoruesit që të japin më të mirën dhe të duken sa më bukur në foto. Dhe për këtë arsye ka shumë aplikacione të cilat iu vijnë në ndihmë për të arritur prefeksionin në foto. Por në realitet këto aktivitete mund të fshehin […]

LEXO TE PLOTE