Connect with Us

“Nuk po e gjeja veten, humba natyralitetin”/ Einxhel Shkira braktis “E diell”, zbulohet arsyeja

Showbizz

“Nuk po e gjeja veten, humba natyralitetin”/ Einxhel Shkira braktis “E diell”, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Në këtë sezon të ri të emisionit “E diell” i cili transmetohet çdo të dielë në Top Channel, moderatorja Einxhel Shkira iu bashkua emisionit  në një rubrikë me sfida të ndryshme.

Në ndryshim nga prezantimet e tjera, asaj iu caktua një tjetër rubrikë e titulluar “Beauty”, ku garojnë 8 parukierë dhe 8 artistë grimi.

Einxhel ishte e pranishme vetëm gjatë puntatës së parë të emisionit, ndërsa në atë të dytën mungoi.

Në një interviste për “Anabel.al”, ajo konfirmoi largimin e saj në mes të emisionit dhe ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi.

Sipas moderatores, ajo nuk ndihej vetvetja dhe nuk mund të përfshihej plotësisht në prezantimin e kësaj rubrike, ndaj i është dashur të largohej.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Por gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’,  Edi Manushi, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin më të cilin kam bashkëpunuar.”- ka rrëfyer ajo.

Gjithashtu, Einxhel tregoi se po merr pak kohë për të shqyrtuar planet e ardhshme në televizion.

“E çuditshme sa shpejt përhapet lajmi. Unë kam patur oferta ende pa finalizuar largimin tim nga ‘E diell’, por për momentin, po marr pak pushim dhe po i shqyrtoj gjërat ashtu siç nuk më karakterizon, me qetësi.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: