Connect with Us

“Nuk përpiqem të dukem më e re se ç’jam”/ Si do të ndihet Victoria Beckham e plakur? Rrëfehet stilistja

Showbizz

“Nuk përpiqem të dukem më e re se ç’jam”/ Si do të ndihet Victoria Beckham e plakur? Rrëfehet stilistja

Publikuar

-

Edhe pse disa njerëz i tremb ideja e plakjes, duket se stilistja më e famshme në botë , Victoria Beckham nuk e ka aspak problem.

Stilistja e njohur ka rrëfyer së fundmi se është në rregull me plakjen dhe nuk përpiqet të duket më e re nga ç’është.

Në një intervistë për “This Morning”, 45-vjeçarja, mama e 4 fëmijëve tha se është në paqe me plakjen.

“Jam në rregull me plakjen. Nuk përpiqem të dukem më e re se ç’jam. Dua thjesht të dukem mirë për moshën time. Dua të dukem versioni më i mirë i vetes time. Realisht, nuk dua të ndryshoj asgjë. Më pëlqen ndjesia e plakjes. Jam në rregull se si plakja duket. Çdo njeri do të plaket.”-është shprehur Victoria në intervistën e zhvilluar dyqanin e saj në Londër.

Ndër të tjera, kur u pyet për dështimin më të madh në grim, stilistja pranoi se ka pasur disa raste të tilla:

“Ka pasur plot raste. Por, në “American Music Awards” (gjatë kohës së “Spice girls”), ka qenë me shumë mundësi look-u më i keq që kam pasur ndonjëherë. Kishte “shumë” në gjithçka. Shumë ton sysh, shumë shkëlqyes buzësh, shumë “blush”, por dihet, ishin vitet ’90.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Almeda Abazi tregon për operacionin e Efehan/ Përlotet në emision:” Ishte shumë e vështirë “

Publikuar

-

Nga

Almeda Abazi është përlotur gjatë një emisioni live në Turqi teksa ka treguar për operacionin që i vogli i saj Efehan bëri pak kohë më parë. Ky ka qenë një nga momentet më të vështira për çiftin pasi Efehan ishte ende shumë i vogël. “Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Muzika dhe eksperienca e saj si nënë/ Rrëfehet këngëtarja e njohur: “Gjithçka që kam ëndërruar”

Publikuar

-

Nga

Pas shumë vitesh mungesë në muzikë,  këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Branka ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës ku dhe ka treguar më shumë detaje rreth karrierës së saj muzikore si dhe ka folur për eksperiencën e saj si nënë. Ajo është nënë e një djali që quhet Leanzo, dhe gjithashtu ka rrëfyer […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Video që po bën xhiron e rrjetit/ Moderatorja lëshon gazra në mes të emisionit

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e famshme Wendy Williams po prezantonte një kronikë për futbollistin Odell Beckham kur ndodhi incidenti që tanimë po bën xhiron në rrjetet sociale. Teksa ajo nis prezantimin, moderatorja ka lëshuar gazra dhe ndjekësit kanë vijuar të tallen me të ën rrjetet sociale si Twitter. 55 vjeçarja nuk e ka komentuar ende këtë incident por […]

LEXO TE PLOTE