Showbizz
Heq dorë nga flokët brunë/ Albana Osmani bën ndryshimin e papritur në pamje

Moderatorja Albana Osmani është një nga vajzat më të dashura dhe seksi të ekranit. Albana ka vendosur të heqë dorë nga flokët brune duke u shfaqur me pamjen e re.
Nëpërmjet një video të publikuar në Instagram, Albana shfaqet duke kënduar këngën Sekreti im të Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çakos, ndërkohë që tregon dhe flokët e rinj.
Ndjekësit e saj kanë vërshuar menjëherë me komentet komplimentuese në adresë të saj dhe e kanë pëlqyer shumë ndryshimin e saj.
Tashmë nuk do ta shohim me flokët e zinj në ekran kështu që mësohuni me pamjen e re të moderatores.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania