Showbizz
FOTO- Dhurata më luksoze nga kunati i saj/ Ledion Liço surprizon Lori Hoxhën

Dihet tashmë, që Ledion Liço dhe kunata e tij, Lori Hoxha e cila është trashëgimtarja e “Top Channel”, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
Madje ishte Lori ajo që e detyroi së fundmi Ledionin të hapte një llogari në Instagram dhe duket se ajo e përdor vetë këtë llogari, pasi nëse i hidhni një sy profilit, ka vetëm foto të Lorit, apo të Ledionit dhe Lorit.
Si një kunat shembullor, Ledioni i bën edhe dhurata motrës së partneres së tij, ndërsa ka qëlluar në shenjë me dhuratën e fundit.
Ai e ka surprizuar Lorin me një çantë super të vogël “Jacquemus”, e cila është kthyer në trendin e momentit dhe po çmend femrat.
Për më tepër, domethënia e kësaj dhurate ishte akoma më fantastike! “Ledioni më dhuroi këtë çantë që unë të fus të gjitha gjërat për të cilat shqetësohem.” -shkruan ajo.