Connect with Us

Nga parandalimi i rrudhave tek kanceri/ Zbuloni benefitet e avokados dhe bërthamës së tij

Life Style

Nga parandalimi i rrudhave tek kanceri/ Zbuloni benefitet e avokados dhe bërthamës së tij

Publikuar

-

Cila është historia që qëndron pas avokados? A janë vërtet të dobishëm për ju apo cdo gjë ka qënë gënjeshtër?

Nëse ju pelqen avokado, e dini se ato po shfaqen kudo kohët e fundit si një ushqim tepër i mirë për trupin tuaj. Por cfarë duhet të bëni tjetër me avokadon për një shëndet sa më të mirë? Zbulojini më poshtë.

Avokadoja është ushqimi me yndyrna të mira që ul më shumë nivelin e kolesterolit te njerëzit mbipeshë.

Në një studim për “Journal of the American Heart Association” ,  u  zbulua se grupi që konsumoi avokado për 5 javë, kolesteroli i keq u ul me 13 pikë, në krahasim me 8 pikë që u ul te grupi me dietë me pak yndyrna, por pa avokado. Avokadoja përmban acide që ulin kolesterolin dhe është i pasur me fibra dhe me një lloj sheqeri që të bën të ndihesh i ngopur.

Një avokado përmban 320 kalori dhe 30 gramë yndyrna. Pra, mos e lyeni bukën me majonezë, por me avokado të shtypur. Nëse do të bëni këtë, do të ulni kolesterolin e keq dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Avokado gjithashtu ka shume benefite te tjera si psh. mbron zemrën, ndihmon shikimin dhe parandalon disa lloje të kancerit. Por, pasi e presin një avokado, shumica e njerëzve hedhin bërthamën në mbeturina, duke menduar se nuk i duhet. Por, duket se pikërisht bërthama është pjesa më e ushqyeshme e avokados.

Por a e dinit se bërthama e avokados ka më tepër benefite se vetë avokado? Bërthama e avokados është e pasur me antioksidantë dhe fibra dhe ato mund të kthehen në pluhur me anë të një “blender”-i dhe t’i shtohen “smoothie”-t ose kosit me fruta për më shumë vlera ushqimore.

Por si ta pergatisni?

Merrni bërthamen, thajeni në furrë, priteni në copa të vogla dhe futeni në “blender” për ta kthyer në pluhur. Rreth 70% e antioksidantëve të avokados janë te bërthama. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira, që do të thotë se mund të ndihmojnë sistemin imunitar për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, antioksidantët parandalojnë krijimin e rrudhave në fytyrë. Pa harruar se bërthama e avokados është plot fibra, të cilat krijojnë një ambient të shëndetshëm për bakteret e mira të zorrës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: