Showbizz
FOTO- Mediat e akuzuan se i dështoi biznesi/ Noizy merr hak menjëherë

Përvec hiteve dhe suksesit në muzikë, ku këngët e tij arrijnë me miliona klikime, reperi shqiptar Noizy prej kohësh i është futur edhe biznesit.
Ai ka një rrjet dyqanesh të quajtur “Illyrianbloodline”, ku shiten bluza të dizajnuara nën figurën e tij apo të label-it “OTR” me mbishkrimet “Illyrian”.
Së fundmi ai ka hapur një dyqan tjetër në Prishtinë, për të cilin ditën e sotme u tha në media se është mbyllur.
Për këtë ka reaguar vetë reperi shqiptar, duke postuar disa Instastory dhe duke thënë se asnjë nuk mund t’i ndalë dhe se dyqani është transferuar në një qendër tregtare./cna.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania