Connect with Us

“Më shkatërroi shpirtin”/ Si asnjëherë tjetër, Elton John flet për varësinë ndaj drogës dhe mamanë sociopate

Kuriozitete

“Më shkatërroi shpirtin”/ Si asnjëherë tjetër, Elton John flet për varësinë ndaj drogës dhe mamanë sociopate

Publikuar

-

“Më shkatërroi shpirtin”/ Si asnjëherë tjetër, Elton John flet për varësinë ndaj drogës dhe mamanë sociopate

Kantautori dhe këngëtari i njohur britanik, Elton John vec këngëve të tij që njihen në të gjithë botën, njihet edhe për betejën e gjatë me abuzimin me alkoolin,drogën dhe buliminë.

Për vite me radhë ishte shumë e vështirë për të të pranonte se kishte një problem, dhe gjithashtu edhe për faktin se sa shumë e ndihmoi fakti se edhe mikesha e tij e ngushtë Princesha Diana vuante gjithashtu nga bulimia. Që prej asaj kohe ai e pranon veten ashtu siç është.

Së fundmi në një intervistë për “CBS Sunday Morning”, ai është rrëfyer për këtë varësi ndaj drogës dhe ka thënë se i ka shkatërruar shpirtin.

“Edhe pse herën e parë që e provova, më bëri të vjell, doja të bashkohesha kaq shumë dhe të isha pjesë e bandës, sa u ktheva dhe kërkova një tjetër “vizë”. A nuk është cmenduri kjo? Por kjo është të jesh i varur nga droga. Do të doja që mos të merrja kurrë drogë. Por në fund të fundit, u bëra ky njeri që jam sot, Elton John esëll.

Gjithashtu ai theksoi se ishte i lumtur që e ëma nuk i kishte takuar fëmijët që ai ka me David Furnish.

“Ajo nuk e pëlqeu kurrë Davidin. Ajo nuk pëlqente asnjë. Ajo nuk kërkoi asnjëherë t’i takonte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopatike”,-ka thënë John gjatë intervistës.

Më pas ai tregoi se ishte pajtuar më të ëmën përpara se të ndërronte jetë, por në fakt asgjë nuk kishte ndryshuar në marrëdhënien mes tyre.Për të ai ka shkruar edhe në librin e tij autobiografik “Me” i cili pritet të publikohet më 15 tetor./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Zgjidhni një nga kartat e Mandalës për të zbuluar aspekte të mahnitshme të jetës suaj

Publikuar

-

Nga

Mandalat janë shumë tërheqëse për tu parë për shkak të shumë ngjyrave dhe formave të tyre. Ata mund të na ndihmojnë të qëndrojmë të qetë dhe të ndjekim jetën tonë me vetëdije. Testi i sotëm tregon një aspekt tjetër të mandalave: ai i vetë-zbulimit. Në foton më lart, ne paraqesim tre karta të ndara, secila përfaqëson […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Kuptimi shpirtëror i Kryqit Egjiptian Ankh/ Cilat janë fuqitë dhe mesazhi që ai përcjell tek ne

Publikuar

-

Nga

Kryqi egjiptian Ankh është një simbol egjiptian me një kuptim të kodifikuar. Ekzistojnë dëshmi të shumta për atë që do të thotë metaforikisht. Shumë njerëz tërhiqen nga kryqi egjiptian Ankh, i cili thuhet se përfaqëson vetë krijimin e jetës. Në këtë artikull ne do të zbulojmë kuptimin e tij. Simbolet e së vërtetës: Ndërsa e dimë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

10 hile psikologjike për intervistat në punë që mund t’i bëjnë punëdhënësit të “luftojnë” për ju

Publikuar

-

Nga

Aftësia për të paraqitur veten siç duhet është një aftësi e rëndësishme, veçanërisht gjatë një interviste pune. Kjo për shkak se rekrutuesit jo vetëm që marrin parasysh profesionalizmin dhe përvojën tuaj, por edhe nivelin e besimit tuaj, sa mirë flisni dhe shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, përveç aftësive tuaja, ekzistojnë edhe disa teknika psikologjike që mund […]

LEXO TE PLOTE