Kuriozitete
VIDEO- Parukieri i pret flokët live në transmetim/ Reagimi i vajzës trondit teleshikuesit

Një program televiziv në Turqi i quajtur “Kuaförüm Sensin”, që do të thotë ‘Ti je parukieri im’ , është bërë tepër i njohur pas kësaj videoje që po bën xhiron e rrjetit.
Në këtë program parukierët të cilët janë profesionistë, konkurrojnë me njëri tjetrin për të fituar cmimin e madh.
Stiluesi i një prej vajzave, i quajtur Bilal Ağın, donte që t’ia priste flokët modeles së tij İlayda në mënyrë që të mbështeste një projekt për të ndihmuar të mbijetuarit e kancerit.
Por kur vajza pa se parukieri i kishte prerë rreth 30 cm nga flokët e saj të gjatë, i ranë të fikët në mes të programit.
Ilayda hoqi përparsen dhe u drejtua drejt daljes së studios, dhe ne momentin qe iu afrua një nga anëtaret e stafit, ajo u rrëzua në tokë.
Qëkur u shpërnda në mediat sociale, videoja është parë më shumë se 12 milion herë, ndërsa shumë vajza nga e gjithë bota bashkohen me ‘dhimbjen’ e modeles./CNA.al