Showbizz
FOTO- Aktorja e Rebelde, i thotë ‘PO’ propozimit romantik për martesë/ Njihuni me partnerin e saj simpatik

Ajo u bë e njohur në Shqipëri, si “Celina e shëndoshë”, në telenovelën e suksesshme “Rebelde” në vitin 2004.
Aktorja meksikane Estefanía Villarreal , ka treguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të martohet së shpejti, duke treguar unazën e fejesës që partneri i saj, Gidi Shwartz , i dha asaj gjatë një udhëtimi me varkë në mes të detit të Karaibeve.
“Ndërsa ujërat mbulojnë detin, dashuria jote më mbulon. Unë thashë po dhe do të bëja gjithçka me të. E lumtur që e bëj historinë time pjesë të tyre, ”shkruajti Celina me një foto në të cilën shfaqet në shoqërinë e burrit të saj të ardhshëm duke treguar unazën e saj të fejesës spektakolare.
Gjithashtu bashkëshorti i saj i ardhshëm, ka postuar një foto duke shkruar :”Unë të dua”.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Estefania ishte pjesë e kastit të telenovelës Televisa, dhe paralelisht me karrierën e saj të aktrimit, ish “Rebelja” ka arritur të qëndrojë edhe në botën e modelimit si një imazh i fushatave të rëndësishme reklamuese./CNA.al