Connect with Us

FOTO-Të suksesshëm dhe seksi/Njihuni me 8 aktorët turq që pranuan haptazi origjinën shqiptare

Showbizz

FOTO-Të suksesshëm dhe seksi/Njihuni me 8 aktorët turq që pranuan haptazi origjinën shqiptare

Publikuar

-

Disa vite më parë, shqiptarët ishin të “fiksuar” mbas telenovelave spanjolle por mesa duket ato turke kanë zgjuar një interes të madh për kulturën, modën turke duke u bërë tepër të ndjekura në televizionet shqiptare.

Por disa nga këta aktorë që luajnë role tepër të rëndësishme në këto filma, e kanë pranuar pa asnjë ngurrim se janë me origjinë shqiptare, duke i habitur të gjithë.

Për më tepër njihuni me aktorët më të pëlqyer në Turqi të cilët janë me origjinë shqiptare.

1.Barış Arduç
I lindur në vitin 1986, Barış Arduç, u bë i njohur në telenovelën “Dashuri me qira” .  Me baba shqiptar dhe nënen nga Turqia, Bariş është tepër i talentuar në aktrim, regjisurë dhe modeling. Ai lindi në Zvicër dhe kur ishte 8 vjeç u zhvendos me familjen e tij në Turqi, por kombësia e tij është gjysmë shqiptare dhe gjysmë turke. Barış Arduç, gjithashtu flet shqip, përveç gjuhëve të tjera si anglisht, turqisht dhe spanjisht. Barış Arduç ka luajtur një sërë serialesh në Turqi dhe është fitues i dhjetëra çmimeve.

2.Tolgahan Sayisman
Disa vite më parë, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, një nga aktorët më të famshëm turq, Tolgahan Sayisman, tregoi për herë të parë për origjinën e tij:“Kur isha me xhirime në Shkup të Maqedonisë dëgjova një fjalë të urtë për shqiptarët ‘të marrësh një vajzë shqiptare është si të këpusësh një lule nga parajsa’. Më bëri shumë përshtypje dhe isha shumë kurioz të njihja një vajzë shqiptare. Jam shumë i lumtur që pata fatin të marr më të bukurën e Shqipërisë të cilën e dua shumë. Babai im me origjinë të largët është shqiptar”, tregon aktori i njohur.

3.Kivanc Tatlitug
Intervista e tij për “CNN” turk pak kohë më parë ku pranoi se kishte origjinë shqiptare i habiti të gjithë. Ylli i serialeve turke,aktori Kivanç Tatlitug, i njohur nga të gjithë si ‘Brad Pitt’ i Turqisë theksoi se origjina e tij ishte nga Kosova. Edhe më herët aktori, i cili nga shqiptarët njihet në shumë role filmash që ka luajtur, ndër më të njohur ‘Dashuri e ndaluar’ apo edhe ‘Gymysh’ ka pranuar se nuk është nga Turqia.

Deniz Barut
Aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare në një urim që i ka bërë të atit. “I dashur baba, i forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. “Ti bëhu shumë i fortë dhe qëndro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi.” – ka qenë urimi i aktores.

Halit Ergenc
Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me gojën plot se në damarët e mi ka gjak shqiptari”, ka thënë aktori në një intervistë.

Engin Altan Düzyatan
Nuk kishte si te mungonte edhe aktori i famshëm i “Ertugrul”, Engin Altan Düzyatan. I lindur në 26 korrik 1979, familja e Engin është me origjinë nga Shqipëria sipas mediave turke. Tepër i talentuar në aktrim, ai ka luajtur shumë role të rëndësishme, por ai që ka lënë shenjë në karrierën e tij duke e bërë me të njohur është seriali “Ertugrul” i cili vazhdon ende të xhirohet.

Kaan Urgancıoğlu
Aktori turk Kaan Urgancıoğlu, i njohur si Emir në serialin “Fate të kryqëzuara” është me origjinë shqiptare. Babai i tij është turk e ndërsa nëna është shqiptare. Ai e ka pranuar këtë fakt edhe në një intervistë ku i pyetur nga gazetarja se a mundet të flas më shumë rreth vetes ai  me shaka i ka kthyer përgjigje.“ Me gjini jam mashkull ? Nëna ime është një shqiptare, babai im është turk, për aq sa di unë. Jam i interesuar për biznes...” – ka qenë përgjigja e tij.

Can Yaman
I fundit por jo më pak i rëndësishmi është Can Yaman për të cilin pak kohë më parë në media u tha se aktori  është me origjinë shqiptare. Nuk vonoi shumë dhe në një deklaratë për mediat Can e pranoi plot krenari këtë gjë. Bukuroshi turk i ka rrënjët nga Prishtina dhe gjyshërit e tij nga babai janë emigrantë në Turqi. Ata u zhvendosën nga ish Jugosllavia në vendlindjen e Can, Stambolli. Ndërsa gjyshërit nga mamaja shkruan nga Maqedonia në Turqi. Ai ka luajtur role shumë të rëndësishme në disa seriale turke si “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe “Puthje në errësirë”, ku bëri edhe shumë femra për vete me trupin e tij të tonifikuar.

Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mësipërme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: